E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis konkretizimi i marreveshjes Thaci-Gruevski

Grupet e punes te VMRO-DPMNE-se dhe Partise Demokratike Shqiptare (PDSH) ne Parlamentin e Maqedonise, u mblodhen dje per te diskutuar disa nga gjashte kerkesat e PDSH-se te bera publike muajin e kaluar nga kryetari i kesaj partie, Menduh Thaci. Ceshtja e pare qe u diskutua sot ishte ajo e viktimave te konfliktit te vitit 2001. Me kete rast, Silvana Boneva, perfaqesuese e Grupit parlamentar te VMRO-DPMNE-se, theksoi se kjo ceshtje duhet te zgjidhet sa me shpejt. "U pajtuam qe viktimat e konfliktit te vitit 2001 te mos ndahen as ne baza nacionale, as ne baza fetare. Kete ceshtje duhet ta zgjidhim sa me shpejt, qe ajo t'i takoje te kaluares dhe te gjithe ne te shohim te ardhmen. Kjo ceshtje nuk eshte vetem ne interes te VMRO-DPMNE-se, PDSH-se, BDI-se, por eshte ceshtje e te gjitha subjekteve politike ne Maqedoni dhe duhet qe te gjithe se bashku te kontribuojme qe ta leme pas te kaluaren dhe te punojme per te ardhmen", tha Boneva. Ajo iu beri thirrje LSDM-se dhe BDI-se, qe me VMRO-DPMNE-ne dhe PDSH-ne "te punojne se bashku qe te permbyllin kete ceshtje". Sipas Boneves, nuk duhet te sillet nje ligj i ri per te zgjidhur kete ceshtje, por problemi duhet te zgjidhet ne kuader te ligjeve ekzistuese, sipas politikes sociale te vendit.

Perfaqesuesi i PDSH-se, koordinatori i Grupit parlamentar te kesaj partie, Ruzhdi Matoshi, tha se takimi synonte arritjen sa me shpejt te nje zgjidhjeje per te zbutur problemet. "Eshte rast kompleks dhe ne u mblodhem per te gjetur nje zgjidhje e cila do te sheronte plaget e te demtuarve te luftes dhe do t'iu ofronte ndihmen e shtetit. Besoj se kjo ceshtje do te zgjidhet me sukses dhe per te marre nje rruge perfundimtare, iu bej thirrje BDI-se dhe LSDM-se qe t'iu bashkengjiten komisioneve per te zgjidhur kete problem", tha Matoshi. Ditet ne vazhdim grupet e punes pritet te diskutojne per gjashte kerkesat e PDSH-se: ligjin per UCK-ne, zyrtarizimin e gjuhes shqipe, njohjen e shpejte te Kosoves, rritjen e perfaqesimit te shqiptareve ne administraten shteterore, perdorimin e flamurit kombetar shqiptar ne takimet lokale dhe mbylljen e kater rasteve te Gjykates se Hages qe jane kthyer ne Maqedoni. Lidhur me thirrjen qe partite ne koalicionin qeverises, VMRO-DPMNE dhe PDSH iu drejtojne dy partive ne opozite, LSDM dhe BDI, per te dhene kontributin e tyre ne arritjen e zgjidhjes, BDI ka deklaruar se nuk e njeh marreveshjen mes Thacit dhe Gruevskit dhe kerkon zbatimin e marreveshjes se majit te vitit te kaluar, mes kryetarit te saj, Ali Ahmeti dhe Gruevski.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›