E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, tenton të vetëdigjet i burgosuri: Dua pafajësi

FUSHË KRUJË- Një i burgosur që po vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës ka tentuar të vetëdigjet mesditen e sotme.

Burime nga burgu bëjnë me dije se i burgosuri u vetë-izolua duke mbyllur derën dhe dritaret e qelisë së tij.

Mësohet se i burgosuri është 32-vjecari Ilir Tafili nga qyteti i Lacit, i cili është dënuar me 25-vite burg, ndërkohë që ende nuk bëhen të ditura arsyet e dënimit të tij.

Tafili ka kryer 14 vite burg dhe ka kërcënuar se do të vetëdigjet nëse kërkesa e tij per pafajesi nuk merret parasysh. NEWS 24 raporton se është dashur ndërhyrja e drejtuesve të burgut për ta bindur 32-vjecarin që të heqë dorë nga izolimi.

Kjo nuk është kërkesa e parë që i burgosuri ka kërkuar pafajësinë e tij, por ato nuk kanë pasur rezultat.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›