Berisha Reformat e qeverise mundesuan rritjen e ndjeshme ekonomike
Kryeministri Berisha prit sot, një grup studentesh nga universiteti i Torontos, në Kanada, të cilët udhëhiqeshin nga Robert Austin, profesor i këtij universiteti, studiues i gjuhës shqipe, i cili ka botuar një sërë artikujsh mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Studentët kanë ardhur në Shqipëri me interesin për të njohur zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike ne territoret e banuara nga shqiptarët. Takimi i tyre me kryeministrin Berisha u zhvillua në kuadrin e programit të vizitës së tyre në vendin tonë, vizitë e cila do të vijojë më pas, në Kosovë e Maqedoni.
Gjatë këtij takimi, Profesor Robert Austin, pasi e njohu kryeministrin Berisha me qëllimet e vizitës së studentëve, u shpreh se ishin pikërisht zhvillimet pozitive dhe interesante te Ballkanit dhe veçanërisht te shteteve ku jetojnë shqiptaret që kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të rinj. Në këtë kontekst, zoti Austin i shprehu kryeministrit Berisha vlerësimin dhe simpatinë për rezultatet e arritura në vend, si në fushën politike ashtu dhe atë ekonomike.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha, pasi i falënderoi studentët për interesin e shfaqur për zhvillimet e kombit shqiptar dhe në mënyrë të veçantë të Shqipërisë, bëri një prezantim te arritjeve më të rëndësishme dhe më domethënëse të Shqipërisë, në këto 20 vitet e fundit.
Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se, përmbysja e diktaturës dhe vendosja ne Shqipëri, për here te parë, e sistemit demokratik; prezantimi dhe konsolidimi i ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së lire; anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, pavarësia e Kosovës, reformat ekonomike te gjithanshme të ndërmarra në Shqipëri janë projektet madhore te realizuara me sukses nga shqiptarët, në këto 20 vitet e fundit.
Kryeministri i njohu studentët me reformat ekonomike dhe politike te zbatuara në Shqipëri si dhe arritjet e tyre, te cilat e bënë Shqipërinë të dilte nga errësira dhe nga një vend i varfër që ishte, te renditet, në grupin e vendeve me nivele te ardhurash për frymë, të mesme dhe te larta. Kryeministri u shpreh se janë pikërisht këto reforma, të cilat mundësuan që liria ekonomike të shtrihet me hapa te shpejta në të gjithë sektorët e vendit, si dhe që vendi të shënojë një rritje të ndjeshme ekonomike dhe ne këto tre vite të krizës globale botërore, me një rritje prej 300 % të eksporteve, si dhe të investimeve te huaja direkte.
I pyetur për objektiva te tjera madhore te qeverise shqiptare, kryeministri u përgjigj që si sfida te ardhshme te shqiptarëve janë futja e Shqipërisë në grupin e vendeve te zhvilluara, kthimi i vendit në një eksportues të energjisë së rinovueshme, zhvillimi i qëndrueshëm jeshil, zbatimi i projekteve të moshës dixhitale, si dhe projekteve të drurëve arrore dhe të ullinjve, që jo vetëm ndikojnë në rritjen ekonomike, por së bashku me projekte hidrike çimentojne rrugën drejt zhvillimit te gjelbër.
Studentët i shprehën kryeministrit Berisha optimizmin për vizita te tjera në Shqipëri, të cilat do të pasojnë studimin e tyre.