E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria korrekte ndaj detyrimeve shlyen kestin e pare te Eurobondit

Qeveria shqiptare tregohet korrekte në shlyerjen e detyrimeve ndaj investitorëve të Eurobondit.

Pak ditë më parë ministria e Financave ka shlyer këstin e parë të Eurobondit të emetuar në fund të tetorit të vitit të kaluar. Shuma e paguar nga qeveria pranë investitorëve që blen borxhin shqiptarë arrin në 22 milionë euro.

Kjo shumë e paguar nga ministria lidhet me emetimin e Eurobondit të parë shqiptar në muajin tetor të vitit 2010, me një vlerë prej 300 milionë eurosh dhe interes me 7,5%.

Afati i maturimit të këtij Eurobondi, është pesë vjeçar dhe aktualisht është paguar pjesa e parë e këtij borxhi,çka shpreh edhe kujdesin e qeverisë për të qenë korrekte në shlyerjen e këtij detyrimi, për shkak edhe të interesit që kjo e fundit ka vijuar të shfaqë në vazhdimësi për të qenë aktive në tregjet e kapitalit.

Borxhi i Shqipërisë që u ble më 28 tetor në tregjet e kapitalit vitin e kaluar arriti mbylljen me sukses të transaksionit.

Shuma e përfituar nga shitja e Eurobondit të parë u përdor për shlyerjen e kredisë sindikale të marrë me një interes tejet të lartë në vitin 2009. pas marrjes së Eurobondit, ministria e Financave, deklaroi se ristrukturimi i borxhit përmes këtij Eurobondi do t’i kursente buxhetit mesatarisht 7 milionë euro çdo vit, apo rreth 1 miliardë lekë të rinj në vit.

Interesi i qeverisë për të zëvendësuar një borxh me interes më të lartë me një borxh me një interes më të ulët vijon të mbetet kyç, por gjendja e rëndur në Eurozonë, ka frenuar për momentin këtë lloj interesimi.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›