Ne seline e PS-se vijon procesi i numerimit te votave per Asamblene
UPDATE - Në selinë qendrore të Partisë Socialiste vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarësisë së Asamblesë së re Kombëtare.
Komisioni i Zgjedhjeve, po shqyrton numërimin e votave të të 1500 delegatëve të Kongresit të fundjavës së kaluar.
Votat do të numërohen nga tre grupe numërimi, të cilat do të mbikëqyren nga Komisioni i Zgjedhjeve.
Mësohet se nëse numëruesit do të përballen me ndonjë problem gjatë numërimit, do të lajmërohet Komisioni, i cili do të ndërhyjë për të marrë vendimin përkatës, duke shqyrtuar statusin e partisë.
Asambleja e re do të ketë mbi 231 anëtarë, nga të cilët 111 janë për shkak të detyrave dhe posteve dhe 120 të tjerë janë të zgjedhur nga Kongresi.
Lista e votimit nga ku do dalin 120 të zgjedhurit përbëhet nga 40 femra, për të cilat kandidojnë 58 kandidate dhe 80 anëtarë të rinj meshkuj, për të cilët konkurrojnë 127 kandidatë.