E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI-ja ka zgjedhur kryetarin e deges se saj ne Athine

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur kryetarin e degës së saj në Athinë.

I pranishëm në këtë aktivitet politik, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes, Luan Rama, është shprehur se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca e vetme politike në spektrin politik në Shqipëri, e cila mbron me të gjitha forcat e saj të drejtat e emigrantëve, shtetasve shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve të vendit.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, emigrantët shqiptarë japin një kontribut cilësor për Shqipërinë dhe luajnë rolin e një ure shumë të rëndësishme në procesin shumë të rëndësishëm për vendin tonë, atë të integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Pas procesit të votimit nga të gjithë anëtarët me parimin “Një anëtar, një votë” u shpall fitues zotin Lefter Kuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›