E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, qytetar nderi ne Prizren

Kryeministri Berisha do te nderohet me cmimin "Qytetar Nderi" i Prizrenit, gjate vizites qe pritet te zhvilloje se shpejti ne Kosove. Komuna e qytetit kosovar ne kufi me Shqiperine, mori dje vendimin per t'i akorduar kryeministrit Berisha dhe kete titull te rendesishem. Titulli pritet te terhiqet nga Berisha me date 6 tetor ne, pikerisht ne diten kur do te nise edhe vizita e tij e pare zyrtare, pas shpalljes se pavaresise ne Kosove. Ne kete vizite te pare, pas shume vitesh, kryeministri pritet te zhvilloje takime me kreret me te larte te jetes politike ne Kosove, por nuk do te mungojne edhe takimet e tij me qytetaret e shtetit me te ri ne bote. Berisha e ka ndjekur shpalljen e pavaresise se Kosoves, ashtu si dhe politika shqiptare ne teresi, pa levizur drejt Prishtines. Nje ndale kjo per te mos krijuar probleme ne kete dite te shenuar. Asnje nga kreret e politikes shqiptare nuk ka qene diten e shpalljes se pavaresise ne Kosove.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›