Berisha: Regjistri Themelor i Tokës të përfundojë brenda 2012
TIRANË- Qeveria Berisha ka shpallur përparësi të saj Regjistrin Themelor të Tokës. Duke folur ne mbledhjen e parë të Task Forcës, kryeministri tha se duhet të kemi regjistrin dixhital të tokës për të gjithë territorin e vendit brenda vitit 2012.
"Regjistri Themelor i Tokës është përparësia numër një e qeverisë. Ne duhet të kemi regjistrin dixhital të tokës për të gjithë territorin e vendit”,- u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha kërkoi angazhimin maksimal të Task Forcë-s dhe strukturave të përfshira në këtë proces për përfundimin brenda vitit të ardhshëm të sistemit dixhital të regjistrimit të të dhënave.
Task Forca për Regjistrin Themelor të Tokës do të mblidhet në mënyrë periodike për të marrë në shqyrtim çështje të ndryshme që lidhen me sistemin dixhital të regjistrimit të të dhënave dhe futjen në këtë regjistër të të gjitha të dhënave dhe kartelave përkatëse për regjistrimin e tokës, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të institucioneve të tjera të pavarura shtetërore dhe të specialistëve të fushës.
(e.m/BalkanWeb)