Rasmusen: Jo hetime për veriun, KFOR veproi për vetëmbrojtje
BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen theksoi se trupat e KFOR në veri të Kosovës vepruan për vetëmbrojtje, ndaj për këtë arsye nuk ka nevojë për hetime të veçanta
“I kam marrë raportet dhe kam biseduar me presidentin Tadic. U kam ofruar serbëve informacione nëpërmjet kanaleve të zakonshme ushtarake. Trupat e KFOR-it qartazi kanë vepruar në vetëmbrojtje”,- theksoi Rasmusen.
Këto komente ai i bëri në konferencën për shtyp në Bruksel, para mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO, raporton Europa e Lirë.
Zyrtari i lartë i NATO-s theksoi se ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare, ndërkohë bëri thirrje për dialog dhe që të shmangen aksionet e njëanshme.
Duke u shprehur për praninë e KFOR-it në vendkalimet kufitare, në pjesën veriore të Kosovës, Rasmusen ka shpjeguar se trupat e NATO-s ndodhen atje për të siguruar rendin dhe qetësinë.
“Në harmoni me mandatin tonë, ne jemi atje që të garantojmë siguri dhe liri të lëvizjes, dhe në lidhje me këtë ne i ndihmojmë EULEKS-it. KFOR-i është i treti që kundërpërgjigjet. E para kundërpëgjigjet policia e Kosovës, i dyti është EULEKS-it, ndërsa i treti është KFOR-i”,- sqaron Rasmusen.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO, trupat e KFOR-it i janë kundërpërgjigjur veprimeve kriminale, ndërkohë theksoi se ngjarjet e fundit kanë treguar se sa e rëndësishme është misioni i NATO-s, për mbrojtjen e qytetarëve në mënyrë të paanshme, pavarësisht se cilit shtet i përkasin.
(e.m/BalkanWeb)