Konsullata greke kërkon fotokopjet e pyetësorit të censusit
03/10/2011 Konsulli dhe “Omonia” të shqetësuar nga e vërteta e regjistrimit të popullsisë
KORÇE- Ashtu siç ka ndodhur rëndom gjatë viteve të fundit, ku konsullata greke në Korçë ka qenë gjithnjë e pranishme me deklaratat e saj të hapura dhe të fshehta për të deklaruar (sipas saj) se edhe Korça është Greqi, duket se e ka patur të pamundur të qëndrojë edhe jashtë procesit të regjistrimit dhe popullsisë. Tashmë kjo konsullatë ka nisur t’u kërkojë anëtarëve të minoritetit grek që në momentin e plotësimit të pyetësorit të censusit, t’u kërkojnë anketuesve apo dhe kontrollorëve që të pajisen me një fotokopje të pyetësorit. Kjo kërkesë e konsullatës greke në Korçë nuk është bërë e njohur nga vetë përfaqësuesit e saj, gjë që tregon se porosia mund t’u jetë dhënë fillimisht përfaqësuesve të Organizatës “Omonia” dhe kjo e fundit ta ketë përçuar më pas drejt anëtarët e saj.
“Ndërhyrjet”
Ashtu si gjithnjë, edhe në këtë proces të rëndësishëm të regjistrimit të popullsisë Konsullata greke po vepron me mjete të fshehta, duke dashur të bëjë punën e anketuesit, apo të kontrollorit, pse jo edhe atë supervizorit. Absurditeti i kësaj kërkese arrin kulmin e vet, pasi të paktën në qarkun e Korçës të gjitha komunitetet dhe pjestarët e komunitetit grek kanë përfaqësuesit e tyre si anketues. Veprimet e fshehta të Konsullatës greke, kanë dalë në pah nga vetë anëtarët e minoritetit grek, të cilët u kanë kërkuar anketuesve që në të njëjtën kohë të pajisen edhe me një fotokopje të pyetësorit, pasi këtë gjë (siç janë shprehur ata) ua kërkon Konsullata greke në Korçë. Kërkesën e konsullatës, anëtarët e minoritetit grek e kanë bërë prezente edhe te Përgjegjësi i Zyrës së statistikave për qarkun e Korçës, Sami Meçollari, ku edhe këtij të fundit i kanë kërkuar që të pajisen me fotokopje. Kjo kërkesë e Konsullatës greke mbetet të jetë një kërkesë ekstra, (ashtu siç kërkon gjithnjë konsulli grek në Korçë), pasi një gjë e tillë nuk është e parashikuar me ligj dhe mbetet të jetë e parealizueshme. Veprimet e Konsullatës grejke u ngjajnë përpjekjeve të një shteti paralel. Megjithatë konsullata greke ndërmerr një hap të tillë me qëllim që minoritarëve t’u përcjellë mesazhin se pas marrjes së fotokopjes më pas do të jetë ajo që do t’i marrë në mbrojtje. Por nuk është kjo e vërteta, frika për të vërtetën e Korçës e tmerron konsullatën greke
Shqetësimi
Kjo kërkesë po tregon edhe një herë se sa e shqetësuar ndihet Konsullata grekë në Korçë dhe Organizata “Omonia” për regjistrimin e popullsisë në këtë qark, pasi do të jetë ky regjistrim, ai që do të tregojë se sa është nuumri i vërtetë i grekëve në Korçë. Të trembur nga e vërteta konsullata u ka kërkuar jo vetëm minoritarëve grek të regjistrohen si të tillë, por edhe vllehëve, madje edhe romëve, vetëm e vetëm që numri i minoritarëve grek që jeton në Korçë të jetë sa më i lartë dhe të mos shfryhen si flluskë sapuni. Pavarësisht nga veprimet e fshehta të konusllatës grekë, procesi ka startuar normalisht dhe parashikohet të përfundojë kështu, sepse në këtë qark do të jenë të angazhuar 1146 anktues, 559 kontrollorë dhe 13 supervizorë, ku përveç kontrollorëve edhe supervizorët do të kalojnë në “sitë” gjithë punën e kryer, gjë që do të thotë se gjithçka do të shkojë mbarë dhe askush nuk do ta ketë të lehtë të manipulojë, qofshin këta shqiptarë apo anëtarë të minoritetit grek. Pas përfundimit të procesit, pritet të këtë një shifër reale mbi popullsinë dhe përbërjen e saj. Deklaratat e hapura të Konsullatës greke ne Korçë dhe porositë e fshehta të saj do të mbeten si anekdotat e turpshme të kohës së konsullit Theodhoros Ikonomu