E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore, PD: Rama mori përgjigje me shkrim për propozimet

TIRANE- Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Viktor Gumi nëpërmjet një deklarate të shkurtër për mediat sqarojnë se Partia Demokratike ka shqyrtuar me seriozitet propozimet e bëra nga Partia Socialiste në lidhje me reformën zgjedhore, ndërsa i quajnë të paqëna deklaratat e Ramës kur thotë se nuk ka marrë përgjigje.

Sipas tyre në lidhje me këto propozime PS ka marrë përgjigje me shkrim.

“Në cilësinë e të ngarkuarve nga Partia Demokratike për të komunikuar me përfaqësuesit e PS-së për probleme të reformës zgjedhore, informojmë publikun se ne kemi shqyrtuar me seriozitet propozimet e PS-së për këtë reformë, dhe i kemi kthyer me shkrim përgjigjen tonë, të bërë publike tashmë edhe nga kryetari i PD-së, për rrjedhojë, deklarata e z. Rama se ne nuk kemi kthyer përgjigje nuk qendron”, thonë përfaqësuesit e PD në reagimin e tyre.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›