E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Reshjet, situata nën vëzhgim, emergjencat civile kanë marrë masat

Kryeministri Berisha kërkon nga ministritë e linjës vëzhgim pa ndërprerje të situatës Mblidhet grupi ndërministror i Emergjencave Civile. Ministrat Lulzim Basha, Dritan Prifti, Sokol Olldashi, Arben Imami miratojnë planin e veprimit, monitorimin dhe koordinimin e strukturave që do të mbajnë nën kontroll situatën. Kërkohet bashkëpunimi i drejtuesve vendorë si dhe komunitetit për gatishmërinë e duhur dhe shmangien e çdo rreziku të mundshëm. Në gatishmëri spitalet dhe qendrat shëndetësore dhe gjithë strukturat përkatëse me burimet njerëzore dhe bazën logjistike të nevojshme për përballimin e ndonjë situate emergjente që mund të krijohet.Strukturat shtetërore janë vënë në gatishmëri të plotë si pasojë e shirave të dendura që kanë rënë në pjesën më të madhe të vendit, duke riskuar përmbytjet. Shirat e rëna gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë rritje të madhe dhe të shpejtë të nivelit të ujit në digat e kaskadës së Drinit dhe të Matit. Pavarësisht se deri tani nuk ka përmbytje në asnjë zonë të vendit, Kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar mbrëmë ngritjen e një grupi pune për të monitoruar nga afër situatën e krijuar në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, për të shmangur kësisoj çdo pështjellim të situatës si pasojë e shirave të pandërprera. Përmes një njoftimi për shtyp nga qeveria, kryeministri Berisha urdhëroi ministritë e linjës marrjen e të gjitha masave dhe nëse është e nevojshme edhe hartimin e një evakuimi të mundshëm të banorëve nga zonat e rrezikuara.“Prurjet në kaskadën e Drinit po shkojnë në rreth 4 mijë metër kub në sekondë. Vau i Dejës dhe Komanit po shkojnë në drejt niveleve maksimale. Kjo situatë ka imponuar shkarkimin nga tunelet e sigurisë në Koman dhe Vau u Dejës, por edhe të Ulzës. Kryeministri i vendit Sali Berisha po ndjek vazhdimisht situatën si me ministrisë e linjës ashtu dhe me autoritetet vendore. Deri tani nuk ka përmbytje. Kryeministri Berisha ka urdhëruar Ministrin e Brendshëm, që të dërgojë drejt zonave të rrezikuara emergjencën civile si dhe Ministrin e Mbrojtjes, për dërgimin në këto zona të reparteve të Xhenjos. Kryeministri ka kërkuar hartimin e evakuimit të banorëve në rast nevoje. Situata është nën vëzhgim të pandërprerë dhe kontroll të plotë”, thuhet në njoftimin zyrtar të zyrës së shtypit pranë Kryeministrit.  Miratohet plani i veprimit dhe koordinimi të mbajtjes së situatës nën kontrollMenjëherë pas urdhrit të kryeministrit Sali Berisha për të qenë në gatishmëri të plotë për çdo të papritur që mund të krijohet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në Ministrinë e Brendshme u mblodh dje Grupi Ndërministror i Emergjencave Civile për të diskutuar mbi masat e marra dhe për të koordinuar veprimet për shmangien e çdo situate emergjente. Në takim morën pjesë ministrat Lulzim Basha, Dritan Prifti, Sokol Olldashi, Arben Imami, Zëvendësministri i Bujqësisë Ndoc Fazllia, si dhe drejtuesit e Emergjencave Civile, të Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura dhe të KESH-it. Grupi Ndërministror i Emergjencave Civile vlerësoi masat e marra deri më tani si dhe miratoi plan-veprimin për monitorimin dhe koordinimin e të gjitha strukturave për mbajtjen nën kontroll të situatës. Konkretisht, në qarqet Shkodër dhe Lezhë, shtabet e emergjencës funksionojnë në mënyrë permanente duke ndjekur situatën orë pas ore dhe duke verifikuar informacionin nga të gjitha hallkat e kontrollit.Nëpërmjet shtabeve të emergjencës janë njoftuar drejtuesit vendorë të të gjitha niveleve si dhe komuniteti i zonave që mund të rrezikohet nga prurjet e mëdha ujore për gatishmërinë e duhur dhe shmangien e çdo rreziku të mundshëm.Spitalet dhe qendrat shëndetësore janë njoftuar gjithashtu për të qenë të përgatitura për çdo situatë që mund të krijohet.Ministritë e linjës kanë vënë në gatishmëri të plotë të gjitha strukturat përkatëse me burimet njerëzore dhe bazën logjistike të nevojshme për përballimin e ndonjë situate emergjente që mund të krijohet.Konkretisht në terren dhe në gatishmëri janë strukturat dhe mjetet e emergjencave civile, struktura dhe mjete të Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura, të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Bordeve të Kullimit.Hidroforët janë në gatishmëri të plotë dhe punojnë pa ndërprerje.Strukturat e KESH-it po monitorojnë pa ndërprerje prurjen e ujërave në digat e të gjitha hidrocentraleve në kaskadën e Drinit duke ndërmarrë edhe veprimet e nevojshme për shkarkimin e tyre dhe njëkohësisht për furnizimin e popullatës me energji elektrike.Grupi Ndërministror i Emergjencave Civile do të monitorojë situatën në vijimësi dhe do të mblidhet vazhdimisht për të marrë vendimet përkatëse deri në shmangien e çdo rreziku të mundshëm apo krijimin e ndonjë situate emergjente.Shirat e shumtë, shkaktojnë problemet e para në veri të venditShirat e shumtë që kanë rënë gjatë 24-orëve të fundit kanë krijuar përmbytje dhe vështirësi të shumta, kryesisht në Shkodër dhe në rrethinat e saj. Prefekti i Shkodrës Maxhit Cungu ka deklaruar se ka rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në shumë, duke theksuar këtu zonën e nën Shkodrës. Ai tha se të prekura janë komunat, Dajç, Bërdic, Bushtat dhe Velipojë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka ngritur në gatishmëri forcat e armatosura për të përballuar çdo situatë emergjente. Kjo ministri bën të ditur se do të ndërhyhet në raste nevoje në zonat e prekura. Ndërkohë, reshjet e shumta kanë bërë që liqenet të tejmbushen, duke rritur ndjeshëm rezervat hidrike....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›