E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grand Ballo, tradita vjeneze në Opera

Autori i Lajmit: Redaksia
E fundit e buqetës së shfaqeve festive të fundvitit për Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit është “Grand ballo opera”. Tradita vieneze vjen për të gjashtin vit radhazi duke i ofruar publikut dhe miqve të operas një mbrëmje të veçantë nën tingujt e mrekullueshëm të Shtrausit, Vivaldit, Bethovenit e shumë emra të tjerë, të cilët vunë vulën e tyre në muzikën klasike. Grand Balloja do të jepet në datën 30 dhjetor, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, në prag të festës së ndërrimit të viteve. Në programin e këtij koncerti, të fundit të këtij institucioni për këtë vit, do të ketë pjesë koreografike dhe orkestrore të traditës vjeneze, vepra soliste dhe korale, valse dhe vallëzime bashkëkohore. Luan Orkestra Simfonike e Teatrit të Operës dhe Baletit nën drejtimin e dirigjentëve Gridi Krajka, Petrika Afezolli dhe Edmond Dako. E ftuar kryesore e mbrëmjes është sopranoja Oriana Kurteshi. Ideator i koncertit është Zhani Ciko. Merr pjesë edhe trupa e baletit me koreograf Agron Alija dhe Enada Hoxha. Grand-balloja e këtij fundviti vjen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nën kujdesin e kryetares se Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
"Holly night"
Ndërsa fundviti do të vij me një traditë vjeneze, tre ditë më parë, në natën e Krishtlindjeve në Teatrin e Operas dhe Baletit u zhvillua një “Holly night”. Koncerti ishte me pjesë të zgjedhura korale dhe solistike, me rastin e Krishtlindjeve. Dirigjent kori ishte mjeshtri Dritan Lumshi, ndërsa koncert maestër, Thanas Paskali dhe Ardita Bufaj. Në koncertin e Krishtlindjeve morën pjesë solistët, kori i TKOB-it si dhe kori i fëmijëve të shkollës "Servete Maçi". Ata drejtohen nga Mira Mançka, në piano, Frensis Miho dhe i ftuar në këtë koncert ishte edhe Ilir Kodhima (korno). Programi i koncertit qe i larmishëm në vepra e autorë. Kështu u interpretuan, M. Ippolitoff - Ivanoff "Beko Zotin", nga Leonardo Gabellini, Kyrie "Puer Natus", Cesar Franck "Panis Angelicus" me solist Oltion Mëhillin, nga Franz Joseph Haydn pjesa "Sanctus nga Mariazellermesse", nga Ferdinand Deda "Romancë për korno" që u ekzekutua nga Ilir Kodhima, nga Alfonso Maria de Liguori "Tu scendi dalle stelle", që u interpretua nga solistët Ina Gaqi, Rrezarta Qevani, Juna Resuli. Në program pati edhe këngë tradicionale si "Gloria" me solistë Roza Topi, Sofika Kola, Enkelejda Zepishta, një përshëndetje nga kori i fëmijëve të shkollës "Servete Maçi", nga Irving Berlin "Ëhite Christmas", nga J. Fred Coots "Santa Claus is coming to toën", që u interpretua nga Erlind Zeraliu, prej Gustav Nordqvist u interpretua "Jul, Jul, Stralande Jul!", e më tej Gloria Barnes "Angels have heard on high", Peter Ëilhousky "Carol Of The Bells", George Frideric Handel "Joy to the Ëorld", "Hallelujah". Kënga e fundit e interpretuar prej të gjithë pjesëmarrësve në koncert ishte kënga tradicionale "Ëe ëish You a Merry Christmas", e cila mbylli evenimentin.
Legjenda
Çdo fundvit fëmijët i kërkojnë dhe i presin nga dhuratat nga babagjyshi. Kinematografia i ka dedikuar këtij personazhi një numër të madh produksionesh filmike, duke mbledhur pas ekranit miliona shikues në të gjithë botën. Atmosfera festive nuk mund të kuptohet pa imazhin e tij. Po si lindi legjenda e babagjyshit? Babagjyshi i Krishtlindjeve, për të cilin thuhet se realisht ka ekzistuar, njihet me emrin San Nikola. Sipas gojëdhënave, ai ka lindur në Patara, një krahinë e Turqisë, në një familje të pasur, në shek. VI dhe ka marrë pjesë në këshillin e Nekihelit në 325. Në vitin 1087 eshtrat e tij u morën nga disa kalorës italianë të maskuar si tregtarë dhe përfundoi në Bari të Italisë dhe në çdo kohë e survejonin natën, sepse mendonin se do të bëhej mbrojtësi i shenjtë i qytetit. Pas vdekjes së San Nikolës, u përhapën shumë versione e legjenda, të cilat e veshën figurën e tij me magji. Njëra nga më të famshmet është ajo e treguar nga Dante Aligeri në Purgator, me tre të rinj të varfër. Në versione të tjera, Nikola i shpërndan ëmbëlsira të gjitha familjeve dhe ata e lënë dritaren hapur, sepse ai vjen dhe ikën nëpërmjet dritares. Në kohët e sotme San Nikola, njihet si Babai i Krishtlindjeve, ndërsa gjatë diktaturës komuniste është njohur si Babagjyshi i Vitit të Ri.

Ky lajm është publikuar: 28/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›