Berisha Rinia potenciali kryesor per Shqiperine e zhvilluar
Kryeministri Berisha priti sot rreth 50 nxënës të klasave të 9-ta nga Tirana, Kukësi e Vlora pjesëmarrës në projektin “Ndërtimi i një qytetarie aktive”, të ndërmarrë nga OSBE në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, me synim forcimin e një qytetarie aktive përmes sistemit të arsimimit. Gjatë kësaj vizite ata zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me Kryeministrin Berisha. Fëmijët kanë “marrë” në pyetje kryeministrin lidhur me projektet dhe objektivat që ka qeveria për të ardhmen për moshën e tyre.
Në këtë takim, nxënësit shoqëroheshin nga kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Eugen Wollfarth, si dhe nga ministri i Arsimit dhe Shkencës zoti Myqerem Tafaj.
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së z. Wollfarth e falënderoi Kryeministrin Berisha për mundësinë që u dha këtyre të rinjve për të bashkëbiseduar me të. “Përkushtimi i Shqipërisë ndaj vetes dhe komunitetit ndërkombëtar është një nga temat që kemi zhvilluar sot, ndaj dhe dëshiroj t’ju falënderoj zoti Kryeministër për këtë mundësi”, u shpreh ambasadori. Më tej, ai tha se për OSBE-në është kënaqësi profesionale të organizojë një ditë të tillë, në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Duke shprehur kënaqësinë që takohej me këta nxënës dhe falënderimet e tij për Prezencën e OSBE-së, e cila ka ndërmarrë këtë nismë, Kryeministri Berisha u shpreh: “Dua t’ju falënderoj shumë që jeni sot këtu. Është shumë kënaqësi për mua t’ju pres dhe t’ju përshëndes përzemërsisht ju, familjeve tuaja, por edhe të gjithë shokët dhe shoqet e klasave, shkollave, të cilat ju i përfaqësoni sot dhe që nuk janë këtu me ju. Falënderoj Prezencën e OSBE-së që ka ndërmarrë këtë nismë dhe ka organizuar këtë vizitë tuajën në institucionet kryesore të vendit.
Edhe njëherë ju uroj mirëseardhjen dhe do të preferoja që këtë bisedë me ju ta zhvilloj mbi bazën e pyetjeve që ju mund të keni për Kryeministrin. Sepse për të dëgjuar Kryeministrin ju do të keni raste, ndërsa për ta pyetur do të jetë pak më e vështirë, për shkak të takimeve.