E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riciklimi nevoja per lenden e pare

Në mesin e debateve për ligjin e mbetjeve, kur shoqëria civile dhe grupime të tjera janë vendosur kundër ligjbërësve dhe atyre që i voton ato, ne kemi vizituar një fabrikë, që i kthen mbetjet në mall të përdorshëm.

Biznese aziatike, europiane dhe amerikane kanë shtuar kërkesat e tyre për të blerë mbetjet e përpunuara, në një nga fabrikat që përpunon shishe plastike, e cila ndodhet në periferi të Tiranës. Në këtë fabrike përpunohen rret 250 ton në muaj mbetje, të cilat kthehen në materialin e butë që mbush jastëkët apo dyshekët. Përveç kësaj, materialet që përpunohen kthehet në lëndë të parë, që krijon sërish shishet e plastikës.

Përfaqësues të kësaj fabrike, tregojnë se impianti punon nën kapacitet, pasi lënda e parë nuk është asnjëherë e mjaftueshme dhe cilësore, që do të çonte në një profukt të mirë final.

Ndërkaq, juristi i kompanisë, na bëri të ditur se kërkesat sa vijnë e shtohen, ndërsa nuk mund të ofrohet dot në të njëjtin nivel. Sipas tij, është pikërisht kjo arsyeja që ligji për mbetjet së bashku me ndryshimet e tij është i nevojshëm të hyjë në fuqi.

Sipas tij, nuk ka asnjë prirje që kompni të importojë mbetjet nga ajshtë, pasi kostoja është me lartë, por ështe nevojshme për të shtuar prodhimin.

Kjo fabrikë, shitjen e fundit e ka bërë në New York. Një fabrikë, ndërkombëtare e cilëson këtë të fundit menaxheri I shitjes, të cilën kompania nevojitet ta mbajë edhe në vazhdim. Pikërisht, këtu lind nevoja e importit, edhe pse firma shqiptare është e prirur të ezaurojë lëndën e parë vendase.

Ligji për importin e mbetjeve kaloi pak ditë më parë në Kuvend dhe pritet të hyjë në fuqi së shpejti, duke i dhënë mundësi kompanive ricikuele të zhvillohen më tej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›