U arratis nga burgu policia greke vret Marian Kolen

Marjan Kola, personi më i kërkuar nga policia greke ka mbetur i vrarë gjatë një përleshjeje me trupat speciale, në zonën e Sulit, midis Janinës dhe Igumenicës, orët e para të së dielës. Forcat policore po vazhdojnë kërkimet për shokun e Kolës, Ilir Kupit, i cili mendohet se është plagosur dhe ndodhet diku jo shumë larg fshatit Vrosina ku ndodhi përleshja.
Trupi i të vrarit vazhdonte të ishte në vendgjarje për orë të tëra, në pritje të mbërritjes së mjekut ligjor.
Sipas njoftimeve të para, përveç një kallashnikovi, Marjan Kola kishte në xhep një granatë, ndërsa iu gjet edhe një çantë shpine, brenda të cilës kishte krehra me fishekë, granata, por edhe ushqime të gatuara.
Pamja e tij e jashtme ka çuar policinë në konkluzionin se dy të arratisurit nga burgu i Trikalas nuk fshiheshin në pyje ditët e fundit por ishin strehuar në ndonjë banesë.
Forcat policore i diktuan ata pas orës 4 të mëngjesit të sotëm, të ecnin me këmbë në rrjedhën e lumit Kalamos, relativisht larg kufirit me Shqipërinë.
Operacionet policore për të arratisurit nga burgu i Trikalas u intensifikuan në fillim të korrikut, ku mbetën të vrarë dy shtetas shqiptarë, xhajë e nip, Flamur dhe Ermir Sinani, ky i fundit një prej të arratisurve.
Pas vrasjes Ilir Kupa shqiptari qe shoqeronte Marjan Kolen ka arritur ti shpetoje policise greke e cila eshte vene ne ndjekje te tij. Nderkohe qe mjeksia ligjore jep te dhenat e para rreth vdekjes se Koles. Ai eshte qelluar me nje plumb ne shpine nga nje distance 20-30 metra. Ndersa ne pak sekonda eshte derdhur nje bresheri prej me shume se 100 plumba. Sipas mediave greke ne vendngjarje jane gjetur rreth kater krehera kallashnikovi bosh. Ndersa Marjan Koles nje bombe artizanale, nje kallashnikov, pak plumba dhe buke. Pamja e tij e jashtme ka çuar policinë në konkluzionin se dy të arratisurit nga burgu i Trikalas nuk fshiheshin në pyje ditët e fundit, por ishin strehuar në ndonjë banesë.