E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rishikim shpenzimeve

Kryeministri Sali Berisha, i cili flet për një fitore të sigurt në zgjedhjet e 23 qershorit, ka paralajmëruar rishikimin e shpenzimeve në buxhet, në mënyrë që të përballohet fatura e disa lehtësive fiskale, që Qeveria pritet të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve. 

Me heret Kryeministri ka paralajmeruar heqjen e TVSH-së për çdo pajisje dhe makineri të importuar për bujqësinë, heqjen e TVSH-së për makineritë e importuara që përdoren në industri, heqjen e tatimit mbi te ardhurat per pagat deri ne 30 mije leke dhe disa lehtesi te tjera fiskale, qe sipas kryeministrit ne vija te trasha kapin faturen e 170 milione eurove ne buxhet.

“Sigurisht qe do te kete nje qendrim te ri ndaj shpenzimeve dhe kur them ndaj shpenzimeve, nuk nenkuptoj asnjehere rrogave dhe pensioneve. Jo. Ato do te rriten, eshte politika jone konstante, por shpenzime te tjera edhe mund te vije rasti te rishqyrtohen. Nuk ka investim me te sigurt per te ardhmen se sa investimi per shkollimin dhe punesimin e te rinjve te Shqiperise", tha Berisha.

Nje nga reformat e reja fiskale te propozuara nga Kryeministri Berisha eshte heqja e çdo lloj detyrimi tatimor per bizneset qe punesojne te rinjte, nje vendim, qe bashke me te tjeret e prishem, Kryeministri Berisha e cileson si nje nga reformat me te rendesishme te tregut te punes. 

“Ne do te vazhdojme me reformat qe te pergatisim te gjithe lenden, plazmen e mandatit te ardhshem. Mandati i ardhshem kërkon qe Shqiperia te ngjitet me lart ne rritjen ekonomike te saj, kerkon qe prodhimi dhe punesimi te jene dy objektivat me madhore te kesaj Qeverie. Mandati i ardhshem kërkon qe reformat te ndikojne pozitivisht ne te ardhurat e çdo qytetari”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha ironizoi kreun e Partise Socialiste Edi Rama, i cili thote se disa nisma te Qeverise po kopjohen nga programi i opozites. 

“Rama ankohet se me kopjuan programin. Po ai s’ka prgram. Nje here thote me vodhen komisioneret, pastaj aleatet. I eshte krijuar nje sindrome obsesiv, por 23 qershori do ta ftilloje.Prape ka skenarin e 2009, prape Blushi do filloje levizjen ‘mos i fol shoferit’”, tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›