Bleona në Grammy Awards

Këngëtarja Bleona Qereti, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve muzikore “Grammy Awards”, të mbajtur mbrëmë në Los Angelos .
Bleona, e cila vazhdon të jetë e përkushtuar në karrierën e saj ndërkombëtare në muzikë, akoma nuk ka arritur të depërtojë me këngët e saj në tregun amerikan. Megjithatë, ajo ka gjetur një tjetër formë promovimi si artiste në botën e muzikës në SHBA, duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme artistike atje.
Parakalimi i saj në qilimin e kuq, është mbuluar edhe nga disa media të huaja, që kanë publikuar fotografitë e këngëtares shqiptare. /Indeksonline/