Cilat artiste i thyen rregullat e veshjes?

“Grammy Awards”, edhe këtë vit nuk u la pa u komentuar nga kritikët e modës për veshjet që prezantonin yjet botërore.
Rregullat e mosekspozimit të trupit që organizatorët i përpiluan para disa ditësh, u shpërfillën mbrëmë gjatë ceremonisë nga disa artiste, si, Kelly Rowland, Jennifer Lopez dhe Rihanna e cila ndonëse nuk kishte veshur ndonjë fustan të hapur, prapëse prapë nga fustani i kuq i tejdukshëm i vërehej gjoksi.
Megjithatë, të lartpërmendurat së bashku me Taylor Swift, Alicia Keys, Beyonce u cilësuan arsitet me veshjen më të mirë mbrëmë. Beyonce arriti të sigurojë një kontrast goditës në veshje. Ajo vendosi të paraqitej më moderne, duke i ikur fustaneve të gjata me glamur dhe shkëlqim.
Ndërkaq, ato që shkëlqyen më pak ose që nuk shkëlqyen fare ishin Adele, Carly Rae Jepsen, Kimbra, Florence Welch./Indeksonline/