Rihanna dhe Chris, të lumtur si kurrë më parë

Çifti Rihanna dhe Chris Brown, kanë kaluar ditë të vështira deri në bërjen publike të ribashkimit të tyre. Tani që ata haptas e kanë konfirmuar lidhjen, nuk po hezitojnë ta shfaqin dashurinë kudo që ndodhen.
Mbrëmë, gjatë ceremonisë së "Grammy Awards", ata janë parë së bashku të lumtur e të dashuruar me njëri-tjetrin.
Në momentin kur Rihanna u ngjit në skenë për të performuar këngën e saj ’Stay,’ Chris u pa në publik duke i ofruar asaj mbështetje të plotë.
Ndërkaq, pos performancës së mrekullueshme që Rihanna ofroi mbrëmë, ajo u shpërblye edhe me çmimin, ‘Best Short Form Music Video’. /Indeksonline/