E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Risia e pare qeverise “Piktori 1”, rritja e shpenzimeve me 30% Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha reagoi menjehere dje pas berjes publike te struktures se qeverise se re nga Edi Rama, duke denoncuar se kabineti i ri qeveritar qe do te nise ne shtator, do te rritet me 30 per qind dhe po kaq edhe shpenzimet e saj. Ne nje postim ne faqen e tij ne rrjetin social ne Facebook, Berisha e quajti kete nje fillim te mbare per te luftuar krizen. “Fillim i mbare per te luftuar krizen! Rriten shpenzimet e qeverise per veten e saj me 30%! Te dashur miq, risite e para te qeverise “Piktori 1” jane rritja me 30% i numrit te anetareve te kabinetit dhe rritja me 30% e shpenzimeve te qeverise per veten e saj. Keshtu mendon ai se luftohet me mire kriza?!”, - shkruan Berisha. Sipas tij, kjo nuk eshte gje tjeter vecse ndarje torte per orekse te semura. “Shkenca per qeverine “Piktori 1” nuk ekziston (e gjora mori malin!). Kusherira Koleka merr administraten ne varesi, per hater te kusheririt. 1 milione hektare pyje mbeten jetim. Ndarje torte per orekse te semura. Hajde qeveri hajde”, - shprehet Kryeministri. Nga ana tjeter, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, Berisha siguroi se veprimtaria e ketij kabineti qeveritar do te vijoje normalisht deri ne fund ne perputhje me programin e saj dhe se nuk do te miratoje asnje ligj i cili nderhyn ne programin e qeverise tjeter. “Jemi ne mbledhjet e fundit dhe ne vazhdojme veprimtarine tone normale me ligjet dhe vendimet, qe te gjitha ne perputhje me programin e kesaj qeverie. Nuk do mund te kaloje dhe te miratohet asnje ligj dhe vendim i cili nderhyn me programin e qeverise tjeter”, - theksoi dje ministri. Per rrjedhoje, ai tha se nuk do te mund te pranohet vendimi i javes se kaluar per sigurimet shendetesore. Duke sqaruar se shqiptareve u eshte premtuar zyrtarisht sherbim shendetesor falas, pa kontribute, ndaj kjo qeveri nuk mund te vijoje ketu me programin e saj. Megjithate, Berisha siguroi se mazhoranca ende ne pushtet do te ndjeke programin e saj te mandatit qe po perfundon tani. Nga ana tjeter, Berisha kritikoi qendrimin e kreut socialist, Edi Rama per zotimin e tij se do te anuloje cdo koncesion. “Me gjithe zotimin e zyres se Kryeministrit te zgjedhur, sic po e shpall veten zoti Rama, se do te anuloje cdo koncesion, kjo qeveri vazhdon normalisht ushtrimin e detyrave te veta deri ne mbledhjen e fundit te saj. Natyrisht, cdo qeveri eshte e detyruar te qendroje ne menyre te vendosur ndaj cdo veprimi te pabazuar ne ligj, por nje qeveri apo nje force politike qe me megafon zotohet se do te anuloje kete apo ate koncesion, pa paraqitur qofte edhe nje argument te vetem edhe pa i derguar dosjen ne Gjykate, tregon se nuk ka qellim tjeter pervec gjobevenes. Kjo eshte shume e rrezikshme dhe shume e pandershme”, - reagoi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›