Berisha: Rivleresim te pronave dhe banesave Eva Gjura
Rivleresim te pronave dhe banesave, si dhe regjistrim te prones duke shmangur cdo burokraci, kane qene dy kerkesat qe kane ngritur fermeret e fshatit Kosove ne rrethin e Lushnjes, dje gjate bashkebisedimit me kryeministrin Berisha. Pasi kane ngritur nje nga nje shqetesimet e tyre, por nuk kane hezituar te falenderojne as qeverine per punen e mire te bere deri me tani ne disa fusha, fermeret e kesaj zone jane ndalur tek ceshtja e tokes, qe per ta eshte dhe arsyeja e uljes per diskutim me kryeministrin. Fermeret i kane kujtuar kryeministrit ligjin e mire qe nxori qeveria per rivleresimin e prones dhe te banesave, por per shkak te angazhimit te tyre me pune, ata nuk kane arritur te informohen ne kohe dhe per rrjedhoje nuk kane bere as regjistrimin e saj ne afatet qe percaktonte ligji. Vitin qe shkoi qeveria miratoi ligjin per rivleresimin e prones duke shtyre dy here afatin e veprimit te tij per shkak te flukseve te medha, qe pati kryesisht ne vere dhe ne fund viti kur kthehen edhe emigrantet per pushime. Fermeret i kane kujtuar kryeministri qe t’u jape mundesine e rikthimit te ketij ligji ne fuqi pasi cmimi i references se prones duhet te rishikohet, sepse per ta eshte shume e rende te paguhet 10% i vleres se prones ne shtet. Qe do te thote per ata fermere qe nuk kane bere rivleresimin e prones sipas ligjit nese sheshin 1 hektare toke me vleresim 50 milione leke, atehere shtetit i paguhet ligjerisht 5 milione leke takse, por nese behet rivleresimi i prones, nuk paguhet asgje. Per fermeret, kjo pengese ligjore, pra mos kapja e afateve dhe mos pasja mundesi tani per rivleresim te prones, krijon ngercin per konsolidimin e fermave te medha. Ky shqetesim i fermereve eshte marre parasysh nga kryeministri Berisha, i cili ka theksuar se, do te rishitet pasi ka shume kerkesa per te. “Kam shume kerkesa nga qytetaret, per te rivendosur perseri mundesine e rivleresimit dhe ju garantoj se do ta rivendosim. Kemi qindra e mijera emigrante, te cilet edhe ata kerkojne te njejten gje, kerkojne mundesine e rivleresimit te pronave dhe banesave qe kane ne Shqiperi. Ne do ta shohim me shume perparesi dhe une jam plotesisht ne favor te kesaj”, u shpreh kryeministri. Nje tjeter ceshtje e rendesishme e ngritur nga fermeret e zones se Lushnjes ka qene edhe shmangia e burokracive nga komuna per regjistrimin e prones se tyre per ata fermere, qe duan te bashkohen dhe te krijojne nje kooperative kapitaliste, por per shkak te pengesave ne pushtetin vendore ata nuk mund te regjistroje token e tyre para se te vendosin per bashkepunim mes fermereve. Per kete, kryeministri Berisha ka premtuar se do te kapercehen te gjitha burokracite pasi me vendim qeverie te gjitha kompetencat i jane kaluar pushtetit vendor dhe kryetareve te komunave e bashkive. “Do te zgjidhim cdo problem. Ne jemi te konceptit qe territorin e ka qeveria vendore, nuk ka pune qeveria qendrore me territorin. Kryeministri i territorit eshte kryetari i komunes. Ky eshte koncepti yne dhe nese ka nje pengese, ne do te nderhyjme ne ligj dhe do t’i japim zgjidhjen perfundimtare”, u shpreh Berisha. Gjithashtu ai ka theksuar faktin se qeveria po ben regjistrin dixhital te tokes, i cili perfundon brenda vitit 2013. “Kemi ecur shume ne kete drejtim. Ky eshte regjistri i dyte me i rendesishem i ketij shteti dhe nje Task-force, e kryesuar nga kryeministri, e ndjek ne menyre te panderprere kete proces. Kjo do te jete nje arritje e madhe per vendin”, tha Berisha.
Mbeshtetja per fermeret
Investimet ne zonat rurale, si dhe reformat e ndermarra nga qeveria per t’iu ardhur ne ndihme fermereve, do te jene prioritet kryesore te qeverise ne mandatin e kater viteve te ardhshme. Kryeministri Berisha gjate bashkebisedimit te radhes me fermeret e fshatit Kosove ne rrethin e Lushnjes, eshte njohur me nga afer me shqetesimet dhe problemet qe ata hasin gjate punes se tyre, per kapercimin e te cilave ata kane kerkuar mbeshtetjen e qeverise dhe te kryeministrit Berisha. Ata kane kerkuar mbeshtetje per vaditjen, kontrollin e farerave, infrastrukturen, energjine elektrike, heqjen e TVSH per inputet, si dhe krijimin e distributoreve qendrore per grumbullimin e prodhimit.
Mbeshtetja per fermeret
Investimet ne zonat rurale, si dhe reformat e ndermarra nga qeveria per t’iu ardhur ne ndihme fermereve, do te jene prioritet kryesore te qeverise ne mandatin e kater viteve te ardhshme. Kryeministri Berisha gjate bashkebisedimit te radhes me fermeret e fshatit Kosove ne rrethin e Lushnjes, eshte njohur me nga afer me shqetesimet dhe problemet qe ata hasin gjate punes se tyre, per kapercimin e te cilave ata kane kerkuar mbeshtetjen e qeverise dhe te kryeministrit Berisha. Ata kane kerkuar mbeshtetje per vaditjen, kontrollin e farerave, infrastrukturen, energjine elektrike, heqjen e TVSH per inputet, si dhe krijimin e distributoreve qendrore per grumbullimin e prodhimit.