E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rriten kuotat e pranimeve ne universitete

Në mbledhjen e rradhës së qeverisë, kryeministri Sali Berisha u fokusua kryesisht tek reforma arsimore ne vend duke bërë të ditur në detaje prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm akademik.

“ 39 mijë vajza dhe djem marrin maturën këtë vit. Dyert e universiteteve që bazohen mbi meritën janë të hapura për gjithësecilin e tyre. Ata përfitojnë nga kjo politikë e cial synon të diplomimin e tyre në universitetet e vendit. 1600 kuota më shumë se vitin e kaluar do të shtohen për këte vit akademik. Një nga aspektet qëndron tek fakti se 1/3 e tyre janë të orientuar në teknologjinë e informacioni, shkencave të natyrës. Vetëm në informatikë do të nisin këtë vit 4500 studentë. Rritje të ndjeshme do të ketë edhe për gjuhët e huaja, vecanërisht për anglishten. Mendoj se arsimi i lartë do i përgjigjet kërkesave të mëdha në rritje për orientimet themelore të vendit. Ne ju kemi prezantuar Shqipërinë dixhitale, Shqipërinë që do të orfojë shërbimet me moderne të tij. Një risi pozivite është rritja e kuotave. Revolucioni indrustrial që po zhvillohet kërkon ekspertë në të gjitha fushat. Arsimi i lartë po përshtatet me misionin që ajo duhet të ketë në këtë mision. Arsimi i lartë ka bërë progres shumë të lartë, duke u përshtatur me tregun dhe kërkesat. Kjo reformë jetike për vendin po ecën në mënyrë të vendosur”, ëshët shprehur kryeministri Berisha. ( VIJON )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›