Korce drejt perfundimit unaza veriore e qytetit

Po shkojnë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e unazës veriore të qytetit të Korçës.
Zbatuesit e projektit kanë premtuar përfundimin e punimeve në të gjithë segmentin me gjatësi prej 3 km ,brenda muajit qershor. Pas asfaltimit të njërit krah të unazës me gjatësi 1.4 km,punimet janë përqendruar në ndërtmin e urës në krahun tjetër te unazës si dhe asfaltimit të nyjës lidhëse me superstradën Korçë-Kapshticë.
Në segmentin tjetër të unazës veriore,që do të ketë gjatësi 1.6 km,po punohet për vendosjen e tubacioneve të ujërave të shiut si dhe ndërtimin e trotuareve ,të cilët do të kenë gjerësi prej 2.2 metër. Projekti i ndërtimit të unazës veriore parashikon vendosjen e më tepër se 200 shtyllave elektrike ,të cilat do të sigurojnë ndriçimin e plotë të të gjithë aksit,duke e bërë atë një rrugë me parametra bashkëkohorë.
Ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm rrugor,i cili pritet të përfundojë me fillimin e sezonit turistik,do të krijojë lehtësi jo vetëm për drejtuesit e mjeteve,por gjithashtu do ti japë akses zhvillimit të dhjetëra bizneseve ,që shtrihen në të dyja anët e rrugës. Investimi arrin vlerën e 300 milion lekëve të reja ,të financuara nga buxheti i shtetit.