Vizat, Berisha:Kujdes me raportine ekspertëve KE
TIRANE- Kryeministri Berisha i kërkon administratës të shqyrtojnë me kujdes raportin që grupi i ekspertëve të KE-së hartoi pas vizitës në muajin korrik për verifikimin e tre kushteve që u lanë si detyrë të qeverisë Këshilli i Komisionerëve të KE-së, kur shpallën propozimin për heqjen e vizave.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri informoi e në gusht do të vijë dhe përgjigjja e KE-së në lidhje me plotësimin e këtyre kushteve shtesë për procesin e liberalizimit të vizave. Kriteret kanë të bëjnë me hartimin e një strategjie riintegrimi për refugjatët e kthyer, sigurimin e zbatimin e efektshëm të ligjit të 2009-ës për konfiskimin e pasurive kriminale, si dhe rritjen e përpjekjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Për të realizuar atë që ai e quan “prioritet të qeverisë” kryeministri nënvizoi se në këtë proces dy janë cështjet themelore: "Lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar".
Kreu i qeverisë ftoi administratën që të shqyrtojnë në kompleksitet raportin e ekspertëve KE dhe përgjigjet të jepen brenda afateve të përcaktuara.
Kryeministri falenderoi punonjësit e administratës për seriozitetin me të cilën trajtuan zbatimin e të gjitha kërkesave për udhërrëfyesin. “Do të kërkoja që ky proces i cili konsistoi në një tërësi reformash shumë të dobishme të jetë një proces që të njohë konsolidimin"
Më 26 maj, Komisioni Evropian dha vendimin pozitiv për çështjen e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë që të hartojë një strategji riintegrimi për refugjatët e kthyer, të sigurojë zbatimin e efektshëm të ligjit të 2009-ës për konfiskimin e pasurive kriminale, dhe të rrisë përpjekjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në mes të korrikut grupi i ekspertëve të Komisionit Europian vizitoi Tiranën për të verifikuar në terren përparimin e bërë lidhur me kriteret.
Vlerësimi do t'u paraqitet në muajin shtator Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, të cilët do të vendosin më pas për heqjen e detyrimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë.
(s.g/Balkanweb)