E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet për përdhunim, ndalohet 33-vjeçari

Durrës

Dyshohet se ka përdhunuar një 24-vjeçare, arrestohet nga policia durrsake. Një 33-vjeçar, i ardhur nga zona verilindore e vendit dhe me banim në Durrës, është arrestuar një ditë më parë pasi dyshohet të jetë autor i një marrëdhënieje seksuale me dhunë. Eduart Cami u arrestua në flagrancë, pasi shtetasja me inicialet B.P., 24 vjeçe, me banim në Durrës, bëri kallëzim ndaj këtij personi. Në bazë të kallëzimit deklarohet se mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:00, Cami ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, ndërsa ndodhej në plazhin e Durrësit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›