Vetëvriten dy 46-vjeçarë nw Sarandë dhe Durrës
Dy 46-vjeçarë nga Saranda dhe Durrësi janë vetëvrarë në kushtet e depresionit. T. Përndoj me banim në Spitallë ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak Tiranë ku është dërguar nga bashkëshortja, pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme lënde helmuese. Viktima T. Përndoj me banim në Spitallë, ishte dërguar më parë në spitalin e Durrësit ku pasi i është dhënë ndihma e parë, është kërkuar të dërgohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Lidhur me ngjarjen u kryen të gjitha veprimet e para hetimore, nga ku rezultoi se vdekja ishte një vetëvrasje, pasi ky shtetas prej kohësh vuante nga sëmundje mendore. Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune, po vazhdon puna për sqarimin e rrethanave të tjera të ngjarjes, ndërsa materialet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes i kaluan prokurorisë së rrethit bregdetar.
Ndërkaq, 15 ditë pas largimit pa adresë nga familja, një 46-vjeçar me banim në Gjirokastër është gjetur i pajetë në fshatin e lindjes, në Kopaçezë të Delvinës. Burimet policore nga Delvina bënë të ditur se 46-vjeçari Kismet Draçi është gjetur duke gdhirë dita e djeshme i vetëvarur në trungun e një peme në fshatin e lindjes. Kjo është konfirmuar pas kryerjes së autopsisë së trupit të viktimës. Prej saj është arritur në përfundimin se vetëvarja duhet të ketë ndodhur të paktën dy javë më parë. Draçi është gjetur rastësisht nga kalimtarë.
#