Mblidhet Eurogrupi analizohet raporti i Trojkes

Ministrat e Financave të Eurozones mblidhen sot në Bruksel, për të trajtuar raportin e parë të përfaqësuesve të Trojkës për situatën ekonomike në Greqi.
Ndërkohë Ministri i Financave, Janis Sturnaras ka zhvilluar një tjetër takim me drejtues të Trojkës, të dielën.
Sipas mediave greke, mesazhet që do t’i drejtohen qeverisë greke nga mbledhja e eurogrupit, do të shënojnë tani e tutje ecurinë e memorandumit dhe nëse do të ketë perspektivë për ndryshimin e disa prej kushteve të tij.
Në të njëjtën kohë, gjithë parametrat e programit, me theks te recesioni, i cili do të përcaktojë edhe mundësinë e zgjatjes së afatit të zbatimit, pritet të diskutohen në takimet e qeverisë me huadhënësit, ditët e ardhshme.
Duke folur në parlament të dielën në mbrëmje, ministri i financave bëri të ditur se pala greke do të propozojë “zgjatjen e afatit edhe përtej 2014-s, me qëllim që të mënjanohet thellimi i recesionit”.