E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rritja e pagave, në një moment krize për botën

Modeli ekonomik i qeverisë është i suksesshëm, dhe kjo bazohet terësisht në suksesin elektronik të kësaj qeverie. Kjo ka qënë deklarata e kryeministrit Sali Berisha, në të cilën dëshmoi dhe njëherë se rritja ekonomike, është realizuar falë modelit efektiv të maxhorancës.
 

“Ky vendim sot është një vendim shumë i pazakondë, për shkak të krizës së thellë ekonomike, e cila ka pllakosur Europën dhe botën 3 vitet e fundit dhe po kulmon me krizën e borxheve dhe më thellë tronditëse. Tingëllon paradoksale, tingëllon në kundërrymë, pasi rregulli i sotëm është jo rritja por ulja e rrogave dhe pensioneve dhe në variancionin më të mirë, ngrirja e tyre, ndërsa ne për të 6-shtin vit me radhë, vazhdojëmë rritjen më të madhe të rrogave dhe të pensioneve, më shumë se në çdo vend tjetër”.
 

“Kjo rritje nuk është thjeshtë çështje zemërgjersie, ajo duhet të ekzistojë, qeveria duhet të udhëhiqet nga parimet e njerëzisë, dhembshurisë, solidariteti dhe ndarjes më të mirë. Ne rrisim rrogat dhe pensionet në një kohë kur kriza po trondit botën sepse ne vendosem ekonominë tonë, në parimet e reja të funksionimit”.
 

Kryeministri theksoi më tej se tashmë qeveria ka krijuar një liri fiskale, duke bërë që në të katërt e anët e vendit, biznesi të dyfishojë të ardhurat. “Modeli ynë funksionon dhe është sukses, sepse ne me një vendim të guximshëm, ulëm taksat më shumë se çdo vend në Europë”, shtoi më tej Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›