E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vendimi i Kolegjit, antikushtetues

“Fitorja jonë ishte në 2/3 e vendit dhe kjo tërboi kundërshtarin tone”. Kështu deklaroi kryesocialisti Edi Rama, ndërsa bëri një analizë sa i takon dhe kursit në të cilën do të ndjekë kjo forcë, për ti dhëne fund këtij manipulimi. Rama tha më tej se bojkoti parlamentar e ka kryer misionin e vet, ndërsa strategjia dhe beteja dy-vjecare e opozitës për mbrojtjen e votës së lirë e ka dhënë rezultatin e vet të shkëlqyer. Kreu opozitar theksoi se pavarësisht se cili do të jetë vendimi i Kolegjit në datën 6 korrik, puna e kësaj force politike do të vazhdojë, ndërsa vuri theksin te krijimi i aleancave te reja.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Rama citoi se “drita e fakteve ka rënë mbi kutitë e zgjedhjeve të 8 majit, e ndërsa fitorja e opozitës provoi tërbimin e kundërshtarit”, ndërsa në fokus mbetet fryma e ndryshimit.
 

Në këtë analizë të detajuar, bazuar në fakte e prova, kreu i opozitës theksoi se Kolegji dha një vendim jo të plotë, ndërsa tabela e rezultateve provoi një manipulim të madh.
 

“Administrata publike është e shpërfytyruar”, tha më tej ai, ndërsa i ka rrënjët në këmbët e kryeministrit Berisha.
“Si asnjëherë, pas vitit 1997, financat kërcënohen pas shthurjes totale, modeli i Saliut merr borxh sa të mundesh në emër të vendit, për të marrë pushtetin, po shkon drejtë fundit. Ballafaqimi me shterimin e financave do të jetë i dhimbshëm. Siguria në vend është në nivele të mjerueshme. Drejtësia ka rënë në prehërin e pushtetit të Saliut” tha me tej Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›