Berisha: Rroga mesatare 700$, minatoret 50 vjec ne pension Rozeta Rapushi
Nuk do te kete rroge mesatare nen 700 dollare. Keshtu premtoi dje nga Shkodra ne mitingun permbylles elektoral, Kryeministri Sali Berisha. Ai siguroi po ashtu per rritje te pensioneve, pages mesatare dhe dyfishimin e ndihmes ekonomike. “Ne 4 vitet qe vijne rrogat minimale do te arrijne ne 350 dollare, rroga mesatare e shqiptareve dhe rroga e arsimtareve do te rritet ne 700 dollare. Ne Shqiperi nuk do te kete pension nen 150 dollare. Ndihma ekonomike do te rritet me 50 %, pagesa e papunesise do te dyfishohet. 4 vitet qe vijne jane vitet ne te cilat me voten tuaj do te krijohen 250 mije vende pune”, - u shpreh Berisha para shkodraneve. Duke u ndalur tek keto premtime, Kryeministri u beri thirrje te gjithe punonjesve te administrates dhe atyre qe punojne ne sipermarrje private te mendojne se si ka mundesi qe shoku mavi, Edi Rama, nuk ka shqiperuar nje here te vetme rritjen e rrogave tuaja. “Çfare ka ai me ju, cfare ka ai me rrogat tuaja, pse ai ka perdorur cdo sharje, cdo shpifje, cdo trillim, cdo mashtrim dhe nuk ka shqiptuar nje here fjalen rritje rrogash?! Sepse ai ka vetem nje preokupim, pasurimin e tij, pasurimin e anturazhit te tij, te miliardereve te tij dhe te tjeret, per te, nuk ekzistojne”, - permendi Kryeministri. Po ashtu, Berisha u beri thirrje edhe pensionisteve, te mendojne se si ka mundesi qe Rama nuk permend pensionet. Kjo sipas Berishes pasi shoku i autobusit mavi, ka kerkuar 30 here te nxjerre ne pension Sali Berishen, qe cdo dite ben 300 minuta pune me shume se ai. Nga Shkodra, kreu i qeverise u shpreh i bindur se ky qytet feston fitoren e madhe te Partise Demokratike, nga e cila vendin e ndajne vetem pese dite.
“Vetem 5 dite na ndajne nga fitorja qe kemi ne doren tone, ne zemren tone, ne shpirtin tone. 5 dite na ndajne nga data, e cila do te percaktoje projektin tone te madh per 4 vitet qe vijne, perpjekjen tone te re drejt mireqenies me te madhe per cdo shkodran per cdo shqiptar”, - tha Kryeministri.
“Vetem 5 dite na ndajne nga fitorja qe kemi ne doren tone, ne zemren tone, ne shpirtin tone. 5 dite na ndajne nga data, e cila do te percaktoje projektin tone te madh per 4 vitet qe vijne, perpjekjen tone te re drejt mireqenies me te madhe per cdo shkodran per cdo shqiptar”, - tha Kryeministri.