Berisha: Sabri Godo personalitet i shquar i mendimit politik
TIRANË- Kryeministri Berisha u dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të të ndjerit Sabri Godo dhe Partisë Republikane të Shqipërisë.
Në mesazhin e tij, Kryeministri Berisha shprehet se: “Ndarja nga jeta e njeriut tuaj më të dashur, politikanit të urtë dhe të mençur, themeluesit të Partisë Republikane në Shqipëri, shkrimtarit të shquar dhe mikut tim, Sabri Godo, është një humbje e madhe për ju, politikën dhe letrat e Shqipërisë”.
“Sabri Godo ishte një nga personalitetet e shquara të mendimit politik dhe letrave të vendit, i cili dha një ndihmesë të çmuar në zhvillimet politike të njëzet viteve të fundit në Shqipëri, në fushën e ligjeve të vendit, dialogut dhe mirëkuptimit midis shqiptarëve. Me mjeshtërinë e Tij të madhe, talentin e rrallë, Ai ishte kolosi i romanit historik në letrat shqipe, të cilat i pasuroi me vepra të pavdekshme”,- vijon mesazhi i ngushëllimit të kryeministrisë.
“Me ndarjen nga jeta të Sabri Godos politika shqiptare humbi një nga më të urtit e saj, bota e mendimit intelektual shqiptar humbi njërën prej mendjeve më të ndritura të saj, letrat shqipe korifeun e romanit historik të tyre”,- përfundon mesazhi i ngushëllimit të kryeministrit Berisha.
(el.me/BalkanWeb)