E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sabri Godo del nga spitali

82-vjeçari Sabri Godo u shtrua me urgjencë në reanimacionin e senatoriumit më 22 nëntor pasi prej 7-muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

Në momentet që u shtrua në spital Godo paraqiste komplikacione në mushkëri dhe sipas mjekëve që e kuronin, gjendja ishte e rëndë.

Godo është një nga figurat më të shquara të politikës shqiptare. Aktualisht ai mban postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, parti të cilën e ka udhëhequr për 7-vjet./Start/

                                                                                             2011-12-03 10:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›