E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Sabri Godo, politikan, shkrimtar e historian i njohur

TIRANË- Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shpreh ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të ish deputetit Sabri Godo.

“Zoti Godo ka qenë deputet i Kuvendit në dy legjislatura; në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Punës, Çështjeve sociale dhe Shëndetësisë gjatë vitit 1996-1997 dhe në detyrën e Kryetarit të Komisionit për politikën e Jashtme gjatë viteve 1997-2001.
Zoti Godo për disa vite ishte Kryetar i Partisë Republikane, shkrimtar dhe historian i njohur. Me ndarjen nga jeta të zotit Godo, familja humbi njeriun e dashur, bota e letrave një shkrimtar, Partia Republikane, themeluesin e saj”,- thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë njoftohet se në nderim të tij, Kuvendi i Shqipërisë organizon ceremonialin e homazheve, në hollin hyrës të sallës së seancave plenare, nesër, e diel, datë 4.12.2011 nga ora 12.30-14.30.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›