Berisha Samiti i NATO-s i suksesshem per vendin
Kryeministri Berisha duke e cilesuar si nje zhvillim shume pozitiv samitin e NATO-s ne Lisbone theksoi se me vendimet e ketij samiti i sherbejne paqes dhe sigurise ne bote.
Duke folur ne mbledhjen e grupit te PD-se kryeministri Berisha theksoi se ky samit ishte mjaft i rendesishem edhe per Shqiperine pasi vendi yne merrte pjese per here te pare me te drejta te plota.
Samiti i NATO-rusi ishte edhe nje sukses i madh i presidentit Obama pasi mori vendimet per vendosjen e sistemeve antirakete theksoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se vendi yne eshte i gatshem te rrise kontributin e forcave ushtarake ne Afganistan dhe sipas tij Shqiperia do te jete e vendosur te qendroje atje derisa te jete e nevojshme.
Kryeministri Berisha gjithashtu theksoi se Shqiperia mbeshtet anetaresimin e vendeve te Ballkanit ne NATO.