E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lokalet Pollo takim ne Kucove dhe Cukalat

Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Genc Pollo i shoqeruar nga deputeti Mehmet Xheka u takua me banoret e komunes Perondi te rrethit te Kucoves. Drejtuesit aktuale e kane lene komunen e Perondise ne meshire te fatit per arsye qe tashme dihen prej gjithe komunitetit ndaj sfida e gjithsecilit eshte te punoje dhe te kujdeset qe ne zgjedhjet e majit komuna e Perondise ti kthehet Partise Demokratike dhe kandidatit te saj tha Pollo. Ne vijim te takimeve te tij ne qarkun e Beratit ministri Pollo u ndal dje edhe ne komunen Cukalat te rrethit te Beratit. Gjate ketij takimi ministri Pollo ka kujtuar gjithashtu edhe rregullat e liberalizimit te vizave ku u ka kerkuar te pranishmeve te mos i shkelin rregullat dhe te mos aplikojne per azil ose per pune perndryshe mund te penalizohen dhe vendi yne mund te futet ne listen e zeze te BE-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›