Shalsi Kusheriri i Vasilit pronari i Megafarmes
Partia Socialiste vijon akuzat ndaj ministrit te Shendetesise Petrit Vasili. Deputeti Eduard Shalsi i kerkoi ministrit shpjegime ndersa shtoi se kompania e akuzuar nga opozita per favorizim tenderesh drejtohet nga kusheriri i pare i Vasilit. Avokati Meta eshte me sa duket ne te njejten kohe dhe perfituesi i parave qe vijne nga biznesi i ilaceve. Disa dite me pare ju treguam se si nje kompani arriti te behej monopol ne tregun e ilaceve dhe te shumefishonte xhiron nga 1 milion euro ne vitin 2009 ne 9 milione euro ne vitin 2010. Kompania quhet Megafarma sh.p.k dhe eshte ne pronesi te Rasim Hamzarajt qe e dini se kush eshte Djali i dajes se Petrit Vasilit. Po po djali i dajes se Petrit Vasilit eshte pronari i Megafarmes i kompanise qe ministri se bashku me Ilir Meten e bene te dominonte brenda vetem nje viti ne tregun e ilaceve ne Shqiperi akuzoi Shalsi.