Berisha-Sanino Anetaresimi ne BE projekti me madhor i shqiptareve
Kryeministri Berisha priti sot në takim zotin Stefano Sannino, Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian dhe delegacionin që e shoqëronte.
Pasi i uroi përzemërsish mirëseardhjen, Kryeministri Berisha falënderoi Komisionin Evropian dhe vendet anëtarë të BE-së për mbështetjen dhe ndihmën bujare që i kanë ofruar Shqipërisë gjatë njëzet viteve të fundit, e cila e klasifikon atë edhe si donatorin më të madh ndaj vendit tonë.
Zoti Sannino e falënderoi Kryeministrin Berisha dhe e risiguroi atë se Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Shqipërinë në përpjekjet e saj për tu anëtarësuar sa më shpejtë në BE.
Gjatë bisedës, Kryeministri Berisha ritheksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është dhe mbetet projekti më madhor i shqiptarëve dhe se qeveria shqiptare duke e konsideruar këtë si një proces të bazuar tërësisht në performancë dhe meritë është plotësisht e angazhuar të punojë për të realizuar të gjitha reformat, si dhe për të plotësuar të gjitha standardet që kërkon ky proces, në veçanti për të adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian në progres raportet për Shqipërinë. Ai nënvizoi se ashtu si edhe më parë, qeveria shqiptare i konsideron ato si programin më serioz të punës së saj. Më tej, Kryeministri u shpreh se çdo reformë e realizuar dhe çdo standard i arritur në drejtim të hapave të mëtejshëm të procesit ë anëtarësimit në fund të fundit është një kontribut i ri në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, për të cilët ky proces do të thotë më shumë liri, prosperitet dhe e ardhme më e mirë.
Në takim u theksua se e rëndësishme në këtë moment është që të shikohet përpara drejt hapave të mëtejshëm për të përafruar Shqipërinë me Bashkimin Europian. Në këtë kontekst, reforma zgjedhore dhe ajo e rregullores së Parlamentit si dhe adresimi i rekomandimeve të Komisionit Evropian janë aspekte të rëndësishme ku duhet përqendruar vëmendja e të gjithë aktorëve politikë që këto procese kërkojnë. Kryeministri theksoi se është në interesin e të gjitha forcave politike por në mënyrë të veçantë të qytetarëve shqiptarë që të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar të votohen me konsensus.
Sannino e falënderoi Kryeministrin Berisha për gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar në mënyrë transparence e të hapur me opozitën për çuarjen përpara të këtyre proceseve shumë të rëndësishëm.