E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, Sannino: Qeveria, e gatshme të përmbushë 12 kriteret e BE – opozita të votojë ligjet

10-11-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha priti sot në takim z. Stefano Sannino, Drejtor i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian. Sannino e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen, si dhe për përpjekjet dhe qëndrimet konstruktive në lidhje me përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian. Zoti Sannino vlerësoi hapat e bërë kohët e fundit në drejtim të zgjidhjes së një numri çështjesh të shtuara nga prioritetet e BE-së. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e falënderoi zotin Sannino dhe delegacionin e BE-së për kontributin e dhënë në çuarjen përpara të dialogut dhe gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme, në kuadër të trajtimit të rekomandimeve të KE-së. Kryeministri vlerësoi se puna e mirë dhe arritjet e kohëve të fundit kanë hasur në vështirësi të cilat kapërcehen me dialog konstruktiv. Ai e siguroi zotin Sannino se qeveria shqiptare ka vullnet të plotë për të finalizuar me sukses të gjitha përpjekjet për përmbushjen e 12 prioriteteve dhe se mazhoranca do të tregojë vullnet maksimal në gjetjen e konsensusit, duke respektuar parimet, standardet dhe rregullat në fuqi. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›