E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sbëj koalicion me Metën pas zgjedhjeve, të hapur për FRD-në

berisha-ballaTiranë- E enjtja e fundit e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, dy ditët e fundit të saj, i gjen partitë kryesore në mitingjet e fundit përmbyllëse.

Pas një shkëputje të gjatë nga studiot televizive, kryeministri Sali Berisha ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, ku ka folur për planet dhe premtimet e tij për mandatin e tretë.

Ai ka folur edhe për akuzat ndaj kreut të opozitës, apo dhe marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sokol Balla Zoti kryeministër, ju falenderoj për prezencën në studio dhe pranimin e kësaj ftese.

Sali Berisha  Ju falenderoj gjithashtu, është një kënaqësi.

Sokol Balla Zoti Berisha, në pjesën e parë me analistët u fol për mënyrën e fushatës, nga pikëpamja substanciale e ndryshme nga fushatat klasike që ju keni bërë, e kjo është fushata 15-16 e karrierës suaj. Pse zgjodhët këtë lloj fushate?

Sali Berisha - Natyrisht, koha kërkon që pas kaq vitesh, një ndryshim e nuk besoj se mund të ecësh me fushatën klasike. është koha e Facebook, është koha e Tëitter, është koha e touch, e prekjes si lajmotiv i fushatës. Pra kemi një seri dimensionesh të reja, të cilat kërkojnë vendin e tyre në fushatën elektorale, e kjo ka qenë fushata më dimensionale. Kjo ka qenë një fushatë e bazuar në një seri konventash, një fushatë e bazuar në mitingje, fushatë e bazuar në Facebook, ky kemi një komunikim me 570 e ca mijë miq. Siç u tha, kjo ka qenë edhe një fushatë me sms dhe të gjithë këto specifika, më kanë ndihmuar që të jem më realist në përshtatjen e programit, në kuptimin e nevojave të votuesve e zgjidhjen e problematikave, nga personalet e deri tek ato komunalet. Në këtë fushatë, që mbyllet nesër, programi del shumë më i pasqyruar dhe më lehtësisht i zbatueshëm.

Sokol Balla – Zoti Kryeministër, përshtatja e të qënit koherent me zhvillimet, internetin e rrjetet sociale është një risi, por a ka pasur edhe arsye politike në këtë model fushate, që nga fakti që kërkoni një mandat të tretë të paprecedent, qoftë nga fakti që kundërshtarët bashkuan radhët dhe ju kërkoni edhe një votë të vetme?

Sali Berisha  Gjithmonë, forcat politike, në çdo fushatë është në kërkim qoftë edhe të një vote e veçantë. Lufta për një votë është thelbi e beteja e fushatës, por dalim tek mandadti i tretë, përcaktohet nga dy faktorë. Së pari nga arritjet, sepse në qoftë se nuk pasur arritje, nuk besoj se ke shpresë që të kesh as mandatin e dytë dhe as mandatin e tretë. Së dyti, rëndësi kapitale ka projekti që ti paraqet dhe a ka arsye që zgjedhësit ti besojnë projektit? Në qoftë se ti ke arritje, përshembull unë them do të rris rrogat, do i çojmë në 700 dollarë, këtë nuk mund të mos ta besosh sepse i kam rritur rrogat nga 100-200 dollarë, në 540. Pra, ai që do të shohë këtë premtim, sheh që unë i kam rritur rrogat. Ne premtojmë rrugë, por ne kemi bërë Rrugën e Kombit, bëmë autostradën TiranëElbasan, pra votuesi ka arsye të besojë. E treta, askush nuk të jep votën për ato që ke realizuar, ato që ke realizuar janë vetëm një pasaportë besimi, e unë besoj se këtë herë, programi i PD është ndër më të studiuarit, ndër më konkretët dhe më i përcaktuar se asnjëherë tjetër. Përshembull, nëse marrim 2005-n, ne jemi shprehur për taksa të ulta, nuk jemi shprehur për 10%, që ishte një evolucion i konkretizuar në 2007-n. Tani, ne heqim taksën mbi çdo pajisje që ka lidhje me prodhimin, duke zbatuar një parim të madh që thotë mos takso mjetët që sjellin prodhimin.

Sokol Balla – Zoti kryeministër, do të flasim me detaje për programin, kur edhe përfaqësuesit e publikut mund tiu bëjnë pyetje, por nis një diskutim nga ajo që thatë. Premtuat Rrugën e Arbërit dhe Boshtin e Jugut, ndërsa ndërtuat Rrugën e Kombit dhe atë të Elbasanit, që skanë qenë pjesë e programit. Por, ajo që figuron sot zoti Berisha, është se boshti i Jugut dhe Rruga Arbërit nuk është përfunduar ende. Këto premtime duket se nuk janë mbajtur, natyrisht që një qeveri ka edhe anën e saj populiste, por ama fakti që ju e ndryshoni në mënyrë edhe emocionale edhe populiste programin, pse duhet tiu besojnë shqiptarët që programin e tretë do i mbani të gjitha premtimet.

Sali Berisha - Absolutisht ska pasur ndërrime populiste e emocionale. Programi ndryshohet nga një meditim i thellë. Pse u ndërtua Elbasani? Sepse më përpara ka qenë jashtëzakonisht e kushtueshme. Çndodhi? Jo për koinçidencë, tuneli i Qafë Murrizit, pasi puna ka filluar, kompania konsulente daneze tha nuk mund të çpohet në këtë nivel, sepse sipas kësaj kompanie, ai nivel ka baltë dhe ujra, ndaj është i rrezikshëm. Ndaj tuneli konceptohet nga e para. Projekti i dytë është 100 metra mbi atë kuotë dhe të dhënat janë që atje mund të ndërtohet. Tuneli i Elbasanit, është segmenti kryesor i boshtit të jugut, është tuneli që bashkon Tiranën e Elbasanin dhe në këtë aspekt është segmenti më fizibël, absolut. Ju thoni pse nuk ishte parashikuar? Prej kostos së lartë, sepse dy tunele kanë një kosto e lartë. Meqë ai i Rrugës së Arbrit nuk mund të bëhej, kaluam tek Elbasani dhe realizuam diçka shumë të domosodshme, jashtëzakonisht të rëndësishme dhe që nëse nuk do të ishte ndërtuar, do të ishte premtimi kryesor për mandatin e tretë. Programi, zoti Balla, ka një lloj fleksibiliteti. Unë kam premtuar përshembull internet falas, por nuk u bë sepse nuk u krijua mundësia. Ndaj edhe premtimet modifikohen e me modifikimin e kushteve, ndodhin ndryshime, por rrugët ja që janë bërë, ndaj edhe të gjithë shqiptarët duhet ta besojnë.

Sokol Balla Vazhdoni ti mbeteni shifrës së 10 mijë kilometrave të shtruara, e cila është kritikuar gjerësisht nga opozita?

Sali Berisha - E vërteta është që janë ndërtuar mbi 11 mijë. Po të jap vetëm dy elementë, është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që ka për detyrë të ndërtojë rrugët rurale dhe dytësore dhe Fondi tjetrë, i quajtur Fondi i Zhvillimit Rural. Çfarë është ky fond? Ky fond është një sasi parash që i dedikohen tërësisht infrastruktuës rurale në bashkëpunim me kryetarët e komunave. Në qoftë se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shfrytëzuar deri tani 320 milionë dollarë në këto katër vjert, Fondi Shqiptar Rural ka shfrytëzuar 1,5 miliardë dollarë dhe me këto para janë ndërtuar 300 mln shkolla, ujësjellësa e kanalizime dhe të paktën 700 milionë rrugë fshatrat e qytetesh. Por, ka diçka, nëse Fondi Shqiptar ka arritur të ndërtojë 1 500 km, kostoja e kilometrit shkon nga 100 mijë dollarë deri në 2 mln për km. Por, kostoja e Fondit Shqiptar Rural është gjithmonë më e ulët se këto kosto, ndaj janë jo dhjetë mijë kilometra, por mbi 11 mijë.

Sokol Balla – Nëse këto fonde janë lëvruar e këto rrugë janë shtruar, përse nuk kënaqni opozitën, e publikoni të dhënat e plota, siç bën FSHZH, që publikon shpenzimet e detajuara? Pse nuk bëhet diçka e tillë dhe opozita lihet pa një përgjigje pse janë shtruar me të vërtetë?

Sali Berisha - Fondi Shqiptar i Rajoneve ka një uebsite të lidhur me të gjitha autoritetet vendore dhe ky uebsajt është i hapur për këdo dëshiron. FSHR është krijuar katër vjet më parë dhe përpara këtij fondi, këto grante të mëdha për qeverinë vendore, këto i jepeshin direkt komunave që në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme realizonin zbatimin e projekteve. Çfarë gjeta unë kur erdha? Gjeta diçka të veçantë që të gjitha paratë bëheshin çakull dhe aty kuptova që ato fironin rrugës. Akti i parë, largova çakullin, i thashë komunarëve që asnjë projekt me çakull sdo të vijë në qeveri dhe kjo funksinoi në mënyrë të shkëlqyer. Nuk kishte pastaj projekte, ne i thamë na sillni projekte dhe ne i kemi financuar, e kjo ka funksionuar shumë mirë. është absurde të vësh në diskutim rrugët sepse shifra është shumë e madhe. Merr atë që bën kryetari i Bashkisë së Tiranës, projekte 500 metra, 200 metra, 1 km, e të gjitha këto po ti numërosh të gjitha, me vetëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›