E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Euforia dhe populizmi i Berishës mbajtën peng projektet madhore

meta-360Tiranë- Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim foli për fushatën zgjedhore, pritshmëritë e 23 qershorit dhe planet pas tij në një intervistë në emisionin 360 gradë, të gazetarit Artur Zheji mbrëmjen e djeshme.

Pse nuk u bë Boshti i Jugut në këto katër vite z. Meta?

Sepse nuk ka pasur një vullnet real për të mbështetur Qarkun e Beratit dhe së dyti dihet që politikat e kësaj qeverie kanë pasur si komponent të tyrin kryesor një eufori dhe një populizëm që e ka bërë të pamundur një menaxhim racional të buxhetit të shtetit. Nuk është se po akuzojmë thjesht se pse nuk u bë Boshti i Jugut sepse është një vepër madhore. Këtu bëhet fjalë që rruga e vjetër Lushnje-Berat është ende në një gjendje të skandaloze. As mbushja e gropave nuk është bërë. Është e pafalshme se si është lënë pas dore në këtë mënyrë Qarku i Beratit. Jo vetëm z. Naço por edhe deputet e tjerë kondicionuan votën e tyre por buxhetit me vendosjen e fondeve për Beratin, të cilat u vendosën por nuk u përdoren. 

Pse nuk u përdorën këto fonde?

Sepse ndoshta kanë shkuar për kompaninë Podesta për lobim në SHBA, për të thënë atje se heqja e anëtarit të KQZ-së ishte një sukses i madh i demokracisë në Shqipëri. 

Z. Meta, si mund ta krahasoni fushatën e vitit 2009 me këtë fushatë të tashme?

Janë dy gjëra të ndryshme për shkak të kohëve të ndryshme, për shkak të raporteve të ndryshme. Kjo fushatë natyrisht që ka vështirësitë dhe sfidat e saj, por në çdo rast Lëvizja Socialiste për Integrim hyn pas dy eksperiencave elektorale të rëndësishme, të 2005-ës dhe të 2009-ës, pa llogaritur këtu zgjedhjet vendore. Dhe ajo që është më e rëndësishmja në raport me dy zgjedhjet e tjera, në këto zgjedhje Lëvizja Socialiste për Integrim është për herë të parë pjesë e gjithë procesit të administrimit zgjedhor. Pra, përfaqësohet në të gjitha komisionet, në të gjitha qendrat e numërimit dhe komisionet zonale të cilat bëjnë shpalljen e rezultateve, që do të thotë se opozita hyn me një besim dhe me një garanci të plotë se vota e tyre është e paprekshme, por unë do të shfrytëzoj këtë pyetje për të dhënë një mesazh shumë më të gjerë, që ne me prezencën tonë do të jemi një garanci për të transparencën dhe integritetin e gjithë procesit zgjedhor dhe jo thjesht për të mbrojtur votën për LSI-në, por votën e çdo qytetari shqiptar ashtu sikurse atyre do tu thotë zemra për ta hedhur në 23 qershor. 

Si qëndron e vërteta e deklaratës e z. Tavo për situatën në Gjirokastër ?

E vërteta qëndron që e majta e ka humbur një mandat në vitin 2009 për shkak të këtyre intrigave dhe mendoj se Gjirokastra e ka të qartë. 

Kush i gatuan këto intriga z. Meta ?

Të mos hyjmë në detaje. Dua të shpreh  bindjen time është që z. Tavo ka mbështetjen e plotë të lidershipit të LSI-së, timen personale si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Absolutisht ai do të jetë një nga deputetët më të votuar dhe të konfirmuar. Natyrisht është e mira që të gjithë kandidatët për deputetë të të gjithë forcave të koalicionit të bëjnë një fushatë pozitive për veten e tyre, për programin e tyre, për partinë e tyre. 

Partia Socialiste e Gjirokastër e di cili është kundërshtari politik apo nuk e ka të qartë?

Këtë gjë nuk mund ta them me bindje të plotë por besoj se të majtët në Gjirokastër e kanë të qartë dhe jam i bindur që do ti japin gjithë përkrahjen z. Tavo dhe LSI-së.

Z. Meta keni pasur shumë tension, shumë presion, ja vlen politika?

Besoj se çdo profesion ka tension, sfida përkatëse, trazirat përkatëset, por ja vlen kur shikon se gjen mbështetje dhe gjen mbështetje në rritje. 

Ministri i Brenshëm, Flamur Noka, ju ka akuzuar se po blini vota në Kukës. Cili është komenti juaj?

Vetëm një ministër i Brendshëm nuk mund të flasë në atë mënyrë. Tregon qartë se sa i rrezikuar është standardi i këtyre zgjedhjeve me këtë formim që ka ky ministër. Ai po e zhyt shumë keq PD-në në Kukës për arsye se qytetarët e këtij qarku e njohin mirë situatën atje. të gjitha këto ëndrra që shikon ministri janë si janë një frikë e madhe nga rezultati zgjedhor që ka ministri. Ai kërkon ti paraprijë me presione dhe shantazhe të cilat janë të formave të ndryshme, u marrin makinat, ua çojnë në komisariat, u bastisen shtëpitë, pa asnjë lloj shpjegimi. U ndërpresin aktivitetin e tyre në mënyrë të padrejtë. Janë me dhjetëra dhe me qindra forca policie. Ky është një fakt i vërtetë të cilin e njohin edhe partnerët ndërkombëtarët. Kjo nuk e frenon dot angazhimin e LSI-së në Kukës dhe të opozitës për të arritur të gjitha ato objektiva të cilat tashmë janë bërë publike. 

Z. Noka kërcënon nga ana tjetër me ligjin

Është një ton dëshpërues sepse LSI e njeh shumë mirë ligjin, por ai që nuk e njeh është ministri në fjalë dhe kjo është një gjuhë e tejkaluar. I takon viteve 96.  dhe Shqipëria sot është një vend i NATO që aspiron BE dhe i ka tejkaluar këto. Absolutisht që qytetarët e Kukësit e kanë marrë vendimin  tyre. 

Cili është krimi që po ndodh në Kukës?

Krim është përdorimi i policisë, FNSH, SHISH për terror ndaj popullsisë. I bëj thirrje presidentit të Republikës që të tregojë angazhimin dhe përgjegjshmërinë e tij për të garantuar integritetin e këtyre institucioneve të cilat duhet të jenë vetëm në shërbim të ligjit. Të gjitha këto janë presione të dëshpëruara. 

Si do reagojë Nishani, se është president dhe në sajë të votës suaj?

Duhet të reagojë si President i Republikës. 

Në qarqet të tjera ka situata të tilla analoge?

Kukësi është rasti më ekstrem se këtu nuk vihet në pikëpyetje çështja e një mandati apo një barazimi që pritet të ndodhë në Kukës, por këtu ministri i Brendshëm ndjehet i sfiduar në atë bahçen e vet si e konsideron ai Kukësin, ndërkohë që kuksianet, hasjanët dhe tropojanët nuk mund të jenë pronë të askujt. Ata njerëz krenarë. Dhe sa më shumë tu bësh presion aq më shumë ndëshkohesh prej tyre. Vendosja e z. Noka ka qenë një nxitim sepse dihet se sa i rëndësishëm është standardi i zgjedhjeve. Roli që ka ministria e Brendshme është i rëndësishëm, por dihet militantizmi ekstrem e tij, dëshira për të treguar një devotshmëri ndaj Doktorit, por dhe gabimet që do bëjë që nuk do ndihmojnë Doktorin, por prapë flamuri do e pësojë. Unë besoj se i prish punë doktorit. Por kjo dëmton edhe imazhin e zgjedhjeve prandaj forma të tilla duhet të mbeten jashtë eksperienca të tilla. Policia duhet të zbatojë ligjin, kandidatët duhet të zbatojnë ligjin, por është turp që të ndalohet djali i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, thjesht  se babai i tij është pozicionuar me LSI. 

A ka pasur ndonjë denoncim tjetër përveç këtij?

Janë bërë sipas ligjit por ne nuk humbasim qetësinë ndaj këtyre veprimeve antiligjore të ministrit. Ka shqetësime, ka tensione por Kukësi po kthehet në një vatër të ndezur dhe pakuptim se njerëzit duhet të shprehin qëndrimin e tyre larg presioneve.

A ka pasur depozitime të një natyre tjetër dhe ndonjë denoncim, përveç këtij denoncimi  të hapur që ju po bëni këtu?

Janë marrë të gjitha këto veprimet tona, dhe do të vazhdojmë në mënyrë normale dhe të qetë. Nuk humbasim qetësinë nga këto veprime krejtësisht të nxituara dhe antiligjorë për fat të keq edhe të ministrit edhe të segmenteve të caktuara të policisë së shtetit. 

A ka edhe në qarqe të tjera shqetësime të kësaj natyre?

Ka shqetësime, ka tensione por Kukësi po kthehet në një vatër të ndezur dhe pakuptim në fakt, sepse njerëzit duhet të shprehin alternativat e tyre në mënyrën më të qetë, më të kulturuar, larg presioneve si të policisë, që as nuk duhet ti shkojë mendja ndokujt, ashtu edhe të administratës publike e kështu me radhë.

Cili është komenti juaj në lidhje me porositë e ndërkombëtarëve për të plotësuar KQZ-n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›