E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Se shpejti Shqiperia mobile

“Bota virtuale është leva e Arkimedit për të ndryshuar botën reale” Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit të qendrës së të dhënave qeveritare në kuadër të projektit “Shqipëria dixhitale”.
Sipas tij Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm, ndërkohë që Tirana u klasifikua në 20 qytetet smart të planetit.
Kryeministri premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka që ky vend të shndërrohet në një superfuqi rajonale të ICT-së.
“Shumë shpejt Air Albania” Shqipëria mobile . Do bëjmë gjithçka që shqiptarët nga telefoni celurar të marrin të gjitha shërbimet e këtij shteti. Ky është objektivi dhe shumë shpejt ju do jeni dëshmitarë të akteve të mëdha në këtë vendim”- informoi kreu i qevrisë.
Duke mbetur në këtë linjë Berisha u shpreh se është rritur 186% përdorimi i celularëve në vend, ndërsa çmimi i telefonsë së lëvizshme është ulur 3-5herë. Ai premtoi se do të ketë rënie të ndjeshme të çmimit të internetit me bandë të gjerë.

Investimi për qendrën e të dhënave qeveritare kap shifrën e 3 milionë dollarëve dhe është sipas standardeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›