Minoritaret greke proteste para konsullates ne Gjirokaster

Pensionistë minoritarë protestuan para konsullatës greke në Gjirokastër për heqjen e pensionit të bujqësisë nga qeveria greke. Ata kërkojnë anulimin e vendimit nga qeveria e Athinës dhe rishpërndarjen e pensioneve, që jepet nga Enti i Sigurimeve Agrare (OGA) me të cilat, sipas tyre ata mund të ushqehen.
Konsulli greke Nikola Kotrokoi në takimin me përfaqësinë e pensionistëve, u premtoi atyre se cështja e pensioneve do të shkojë në Parlament për disa ndryshime dhe se zgjidhja do të jepet në mars.
Ndërprerja u bë pas shumë debatesh në Parlamentin grek. Për të përfituar pensionin e OGA –s sipas ligjit të ri të interesuarit duhet të kishin 20 vjet qëndrim të
përhershëm në Greqi, para se të aplikojnë për përfitimin e pensionit. Janë mbi 17 mijë pensionistë minoritarë në Shqipëri merrnin pension mujor prej gati 330 eurosh nga qeveria greke e cila në kete situate krize urdhëroi ndërprerjen e tyre.