E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Sekui Arsimi profesional sjell punesim

“Të hapim shkolla, të mbyllim paraburgimin”- Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit të shkollës së mesme profesionale“Sali Çeka” në Elbasan, duke theksuar reformat e ndërrmarra në këtë sektor. Kryeministri shoqërohej nga ambasadori i BE-së në vendin tonë Etore Sekui dhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka theksuar rëndësinë parësore që qeveria e tij i ka dhënë shkollimit në tërësi dhe arsimit profesional në veçanti për ta përshtatur atë me tregun e punës.

“Qeveria do bëjë gjithçka për shkollimin tuaj më të mirë dhe për punësimin tuaj”-premtoi shefi i qeverisë, ndërsa theksoi gjithashtu rëndësinë e shtrirjes së internetit në çdo klasë, duke mbështetur fuqishëm inovacionin.

Gjithashtu shefi i qeverisë informoi edhe për investimet që janë kryer në rrethin e Elbasanit për arsimin, ku sipas tij në këtë rreth arsimi profesional ka një rritje prej 35%.
Për qeverinë vijoi kryeministri rritja e cilësisë në arsim mbetet kryefjala e saj , ndërsa theksoi se mësuesit janë misionarët e dijes, për të cilët qeveria në 6 vjet ka rritur pagat e arsimtarëve me 120%.

Nga ana e tij ambasadori Sekui theksoi se shkolla profesionale që përurohet është sipas standardeve të BE-së. Sipas ambasadorit Sekui BE ka investuar për arsimin profesional në Shqipëri që nga viti 2006, 8.2 milionë euro, sepse arsimi profesional sjell ndryshime në vend dhe punësim- theksoi ai.

Shkolla e mesme profesionale “Sali Çeka” ka kapacitet prej 1000 nxënës dhe është ndërtuar falë një investimi prej 1.2 milionë eurosh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›