E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java para opinionit te BE per Shqiperine

Komisioni i Ligjeve e nis javën me shqyrtimin e ligjit të radhës, miratimi i të cilit pa votat e opozitës do të jetë sërish i pamundur. Në rend dite është vijimi i shqyrtimit të projekt-ligjit për nëpunësin civil, një ndër prioritetet e planit të veprimit të palës shqiptare në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të Komisionit Europian. 
Por kur kanë mbetur pak ditë nga publikimi raportit vjetor të progresit, prej ku pritet dhe vendimi për statusin kandidatit të Shqipërisë në BE, në Parlament vijon të jetë i bllokuar edhe ndryshimi i ligjit për Gjykatën e Lartë. Votat e opozitës pro tij do të përktheheshin si një zhbllokim i dyfishtë për këtë ligj, por edhe për zbatimin e ligjit për Gjykatën Administrative që u miratua në pranverë. 
Por nga e enjtja, kur u zhvillua debati parlamentar, ndërsa në rend ditë ishte votimi I ligjit për gjykatën e lartë, Partia Socialiste nuk ka deklaruar asnjë tërheqje nga kushti se nuk do të votojë asnjë ligj me shumicë të cilësuar pa u zbatuar vendimet gjyqësore për qarkun e Fierit. Për shkak të këtij qëndrimi në séancë debatet e gjata nuk u kurorëzuan me një votim. Mazhoranca do ta konsideronte këtë si pretekstin e radhës për bllokim apo pazar, pasi, sikundër ajo u shpreh, nuk ka asnjë titull ekzekutimi për asnjë nga vendimet gjyqësore për këtë qark, ndërkohë që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk asnjë tagër të marrin kompetenca të gjykatësve apo të shërbimit përmbarimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›