E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Serbia te mos luaje me djepin

Kryeministri Sali Berisha, kerkon qe Serbia te mos beje lojera fjalesh me pretendimet se Kosova eshte djepi i tyre. Deklarimet i citoi dje BBC seksioni shqip, pas nje interviste qe realizoi me shefin e qeverise shqiptare, ndersa ky i fundit realizoi nje vizite zyrtare ne kryeqytetin e Hungarise, Budapest. Berisha, duke folur dhe per ftesen e pritshme nga NATO, deklaroi se "Shqiperia do te marre cdo vendim qe duhet per te permbushur kriteret e anetaresimit ne Aleance".
Eshte verejtur nje numer tubimesh proteste nga qytetaret serbe, qe nuk pranojne pavaresine e Kosoves. A ia vini fajin Kryeministrit serb Koshtunica per zemerimin e rritur te serbeve keto dite?
Me vjen shume keq per qendrimin e Kryeministrit Koshtunica. Mendoj se ai nuk eshte realist, sepse mendoj se mitet dhe politika nuk mund te qendrojne se bashku. Mitet duhen lene menjane. Kjo puna e djepit me duket shume jo realiste. Nuk jam i sigurt nese ata sollen djepin e tyre apo moren djepin tone ne Kosove. Megjithate, ne nje djep mund te rriten disa foshnja.
Nga ana tjeter, me duket jorealiste qe te kerkosh djepin ne shtepine e fqinjit. Nuk eshte aspak realiste ajo cka thone serbet. Si mund t'i thuash nje kombi se djepi i tij eshte nje vend tjeter? Djepi i tyre eshte Beogradi. Kosova nuk mund te jete kurre zemra e nje kombi tjeter. Atje ka disa manastire, por ato kane qene katolike romane perpara se serbet te mberrinin dhe kjo eshte provuar. Manastiri i Pejes eshte ndertuar ne pronat e nje familjeje shqiptare me mbiemrin Zajmi. Ata kane qene mbrojtes te manastirit per shekuj me radhe. Mendoj se Kryeministri Koshtunica duhet te jete me realist.
A keni besim se Shqiperia do te marre ftese per te hyre ne NATO?
Kam realisht shume shprese, por do te respektoj cfaredo vendimi qe do te merret. Pa dyshim, ne jemi angazhuar se do te marrim cdo vendim, do te ndermarrim cdo reforme, do te paguajme cdo cmim per te permbushur kriteret dhe kerkesat e NATO-s. Mendoj se qeveria ime do te punoje shume seriozisht ne kete drejtim.
A jane kryer reforma zgjedhore dhe ajo gjyqesore?
Se pari, keto reforma jane themelore per Shqiperine. Dua te them se per keto reforma ekziston nje klime shume e favorshme. Ne Parlament u votua me konsensus te plote Ligji per Sistemin Gjyqesor. Tani po punohet per ligjin per Prokurorine dhe disa ligje te tjera. Ekziston ai qe u quajt pakt kombetar per te votuar te gjitha ligjet qe lidhen me sistemin e drejtesise. Mendoj se kemi ecur ne drejtimin e duhur dhe me rezultate konkrete.
Se dyti, po punohet per reformen zgjedhore. Pothuajse te gjitha partite jane dakord qe t'i pritet rruga nje fenomeni tipik shqiptar te zgjedhjeve, i ashtuquajturi "Dushk", i cili ka qene nje devijim teresisht i papranueshem i votes dhe qe ka shtremberuar rezultatet.
Ka nje konsensus te plote per nje sistem proporcional, por ka debate nese do te jete modeli spanjoll, bullgar, grek apo proporcional rajonal.
Gjithashtu, partite e medha dhe organizmat nderkombetare jane kunder listave te hapura sepse mendojne se ato demtojne cilesine e parlamentit dhe demtojne ndershmerine e zgjedhjeve. Ndersa partite e vogla jane kunder, ato jane per listat e hapura. Megjithate, une jam i sigurt qe do te arrihet konsensusi. Ne anen tjeter, reforma elektorale perfshin ceshtjet e listes se votuesve dhe te certifikatave. Ne po kryejme regjistrin elektronik te popullsise dhe listen elektronike te votuesve dhe procesi po ecen mjaft mire. Javen e kaluar u krye tenderi per kartat e identitetit dhe pasaportat dixhitale me standardet me te mira. Zgjedhjet e ardhshme do te behen me kartat e reja te identitetit, me listat elektronike te zgjedhesve dhe me sistemin e ri te adresave. Pra, do te behet me e mira e mundshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›