E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditelindja e zyrtarit, deputetet ne qeli

Ne krahasim me vitet qe kishte lene pas, 42-vjetorin nuk e ka kaluar ne gjirin e familjes se tij, por ne qeli. Madje, Artan Mehmeti, ish-specialisti i Hipotekes, i arrestuar per shperdorim detyre, nuk e kishte menduar se miqte do t'i benin nje dhurate te rralle, viziten ne burg dhe urimin e tyre te pervitshem. Vizitoret nuk jane te panjohur, por persona VIP. Deputetet Edi Paloka dhe Albert Farruku kane qene te paret qe kane hyre ne ambientet e Burgut 302, ku gjendet i izoluar Mehmeti, pas mases se sigurise. Me pas mesohet se kane hyre edhe tre deputete te tjere te parlamentit, por emrat e tyre nuk u bene te ditur, sepse nuk u shenuan as ne regjister. Per 15 minuta qe u jane lene ne dispozicion, ligjvenesit kane uruar ish-zyrtarin per jete te gjate dhe dalje sa me te shpejte nga qelia. Mesohet se nuk eshte bere ndonje dhurate e vecante, pervec urimeve me rastin e 42- vjetorit.
Artan Mehmeti, dy dite me pare, e ka festuar pervjetorin e tij te 42 ne qelite e Burgut 302 ne Tirane. Ish-punonjesi i Hipotekes u arrestua dhjete dite me pare nen akuzen e "korrupsionit pasiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike", "korrupsionit aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike", "falsifikim dokumentesh" te kryera ne bashkepunim. Burime nga burgu i sigurise se larte bene te ditur se 5 deputete, miq te Mehmetit, kane shkuar ta urojne ate. Ne regjister jane shenuar emrat e dy te pareve qe kane qendruar vetem per disa minuta.
Mesohet se shoqeria mes tyre ka qene e vjeter dhe per kete qellim kishin shkuar ta vizitonin Mehmetin. Deputetet kane hyre secili me vete dhe kane qendruar nga 5-15 minuta. Burime nga burgu nuk kane bere te ditur se cfare dhurate ka marre i ndaluari Mehmeti, pasi ne duar ligjvenesit nuk kane pasur pako. Pervec 5 deputeteve te mazhorances ne Burgun 302 nuk kane munguar as vizitat e familjareve te 42-vjecarit.
Familjaret, lule, urime e rroba per Artanin
Vizitat ne Burgun 302 dy dite me pare nuk kane munguar as nga familjaret e te ndaluarit te operacionit "Furtuna", Artan Mehmeti. Sipas burimeve nga ky institucion i vuajtjes se denimit, bashkeshortja e Mehmetit si dhe te aferm te tjere kane shkuar per ta uruar ne qeli. Ngrohtesia familjare, ushqimet, lulet dhe veshjet kane qene dhuratat qe ka marre Mehmeti dy dite me pare. Mesohet se 42 vjetori eshte mbyllur per Artan Mehmetin pikerisht me mbarimin e vizitave zyrtare te te paraburgosurve ne oren 14:00 te pasdites. Zyrtaret e burgut kane lejuar per 6 ore me radhe miqte, shoket dhe familjaret e Mehmetit qe te vizitohet me rastin e ditelindjes se tij. Burime nga ky burg thane dje per gazeten "KJ" se familjaret interesohen pothuajse cdo dite per ish-zyrtarin dhe shendetin e tij.
Nga puna ne zyre, i akuzuar ne qeli
Artan Mehmeti ra ne pranga te policise me 26 shkurt te ketij viti, ne saje te operacionit te koduar "Furtuna". Sipas hetimeve te kryera, Mehmeti ne bashkepunim me 5 persona te tjere kane kryer veprime te kunderligjshme per regjistrimin e pronave dhe leshimin e certifikatave te falsifikuara te pronesise per nje numer te konsiderueshem shtetasish, ne kembim te marrjes se parave, si perfitime te paligjshme dhe pervetesimin e pronave padrejtesisht. Ai ushtronte kete detyre prej te pakten dy vitesh dhe dy dite me pare mbushi 42 vjet. Bashke me te u ndaluan edhe dy kolege te institucionit ku ai punonte, po per ceshtjen e tjetersimit te pronave ne Tirane. Nje nga te ndaluarit ishte edhe oficeri i SHKB-se ne policine e kryeqytetit, Dali Hakorja, i cili mohoi akuzat, duke pretenduar se prona ishte e trasheguar nga familja. Ai ka thene gjate deshmise se tij se ka dorezuar dokumentet ne hipoteke per nje siperfaqe trualli prane ish-Parkut te Autobuseve, por nuk e dinte se cfare ishte bere me tej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›