E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster dhe Vlore, ja koeficientet e rinj

Ministria e Arsimit ka shpallur dje koeficientet e dy universiteteve te fundit, atij te Vlores dhe Gjirokastres, duke mbyllur keshtu ciklin e publikimit te tyre. Te gjithe ata maturante qe duan te konkurrojne per deget e ketyre dy universiteteve duhet se pari, qe te studiojne koeficientet e poshteshenuara, per te pare se me cilat lende me zgjedhje do te kene me shume shanse per te fituar. Ne te gjitha deget, triumfon pa dallim lenda e anglishtes, e cila do te kete koeficientin maksimal, 1,3. Te tjerat jane caktuar ne varesi te profilit te deges qe maturanti do te kerkoje. Keshtu, ne Universitetin e Gjirokastres jane 13 dege, poshte te cilave jane renditur 9 lendet me zgjedhje me koeficientet prane. Lenda e frengjishtes, e futur per here te pare sivjet ne listen e lendeve me zgjedhje, e ka koeficientin 1,0 pothuaj ne te gjitha deget, ndersa Njohuria per Shoqerine dhe Njohuria per Ekonomine dhe Filozofine ka koeficient maksimal ne lendet shoqerore.
Paradoksi
Ajo qe te bie ne sy per koeficientet e universitetit te Gjirokastres eshte fakti se ne disa dege te shkencave ekzakte, vetem fizika dhe anglishtja kane koeficientin maksimal 1,3, cka do te thote se, nese ato zgjidhen nga nxenesit, atehere ata kane me shume shanse per te fituar. Ndersa per kimine dhe biologjine, koeficienti eshte njelloj si i letersise, historise apo gjeografise, edhe pse behet fjale per dege si matematika informatike. Universiteti i Vlores gjithashtu ka ndjekur te njejten logjike. Per programin e studimit matematik-fizike, vetem matematika dhe anglishtja jane vleresuar me koeficient maksimal. Te tjerat, pothuaj nuk merren parasysh fare. Per degen e letersise, ne Universitetin "Ismail Qemali" jane vleresuar me koeficient maksimal Anglishtja, Frengjishtja dhe Njohuria per Shoqerine, ndersa eshte shperfillur historia. Ndersa per degen e turizmit, vleresohen me koeficiente maksimale anglishtja dhe njohuria per filozofine. Ndersa per te gjithe maturantet qe duan te konkurrojne per Inxhinierine e Navigacionit, rekomandohet qe ata te zgjedhin lendet Kimi, Biologji dhe Anglisht. Jane pikerisht ato qe do te kene koeficientin me te madh, te vlefshem per llogaritjen e pikeve.
Zgjidhni lendet me koeficient me te larte
Specialistet keshillojne qe maturantet te zgjedhin lendet me koeficiente me te larte. Deget me profil shoqeror i kane dhene rendesine me te madhe lendeve shoqerore, duke u vendosur koeficient maksimal. Nese maturantet zgjedhin fiziken, Kimine dhe biologjine, ata s'do te kene shume shanse qe te fitojne ne deget e ketij fakulteti. Megjithate, sipas specialisteve, studentet qe jane me te mire ne shkencat shoqerore, aplikojne pikerisht ne keto te fundin, duke zgjedhur si rrjedhoje edhe lendet me kete profil. Pra, koeficienti qe do t'u llogaritet do te jete me i larte. Si pasoje, edhe shanset e tyre per t'u pranuar ne deget qe kerkojne, ne universitetet publike te Shqiperise. Studentet qe duan te vazhdojne studimet e larta ne Fakultetin e Mjekesise bejne mire qe te zgjedhin lendet Fizike, Kimi dhe Biologji, nese duan qe te kene shanse per t'u pranuar ne universitete. Ndersa po zgjodhen Anglisht, frengjisht, letersi, e lende te tjera te ketij lloji, atehere ata humbasin shume pike. Pra, sekreti per te fituar sa me shume pike, eshte zgjedhja e lendeve te cilat kane nje koeficient me te larte ne nje dege te caktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›