Berisha: Shefat e klinikave do të zgjidhen me konkurrim ndërkombëtar

Tiranë, 11 qershor, NOA Reforma në shëndetësi do të hyjë në një faze të re, atë të përzgjedhjes së drejtuesve të klinikave shtetërore mbi bazën e një konkurrimi ndërkombëtar dhe miratimin e kandidaturave nga një komision i posaçëm.
Ky vendim është marrë në takimin e radhës së Task Forcës për Shëndetësinë. Ky takim është drejtuar nga Kryeministri Berisha dhe çështja e diskutimit ishte Fakulteti i Mjekësisë dhe reformimi i tij.
Pas diskutimeve të gjëra u përcaktuan mekanizmat e zgjedhjes së shefave të klinikave, u vendos që ky proces t`i nënshtrohet konkurrimit të hapur e ndërkombëtar si dhe shqyrtimit në komisionet e ngritura për këtë qëllim. Vendimi përfundimtar do të merret nga një bord i posaçëm, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë për takimin.
Anëtarët e Task Force kanë deklaruar se mbi roli i veçantë që kanë shefat e klinikave, jo vetëm në diagnostikimin e trajtimin të pacientëve, por dhe në kërkimin shkencor, në përgatitjen e studentëve e stafeve si dhe në menaxhimin e sektorit që ata drejtojnë. Kjo është dhe arsyeja që u vendos se përzgjedhja e tyre duhet bërë konform kërkesave në rritje të kohës dhe standardeve më të larta.
Në lidhje me curikulat e lëndëve që studiohen në dy vitet e fundit në Fakultetin e Mjekësisë, u vendos që krahas lëndëve të detyruara të përcaktohen edhe lëndët me zgjedhje.
Lëndët me zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të nxitur talentin dhe dëshirat e studentëve, për tu krijuar atyre mundësitë për thellimin e dijeve dhe të kërkimit shkencor në ato disiplina, për të cilat ata kanë krijuar preferencat më të mëdha gjatë viteve të studimit, tha Berisha.
Ai shtoi se reformat duhet të përfillin interesat, ëndrrat dhe opinionet e studentëve në çdo fushë të arsimit të lartë.
Kryeministri i kërkoi ministrit të Arsimit që lëndët me të drejtë zgjedhjeje të shtrihen në çdo degë, edhe në fakultetet e tjera, në programe masteri apo doktorature.
Në takim u diskutua dhe për rekrutimit të pedagogëve të rinj në Fakultetin e Mjekësisë, rritjes së numrit të tyre, në mënyrë që raporti pedagog-studentë t`i afrohet vendeve të OECD-s.
m.xh/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")