E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Shqipëria, Greqia e Maqedonia, të ruajnë sistemin ujor të Prespës

Tiranë, 11 Qershor, NOA - Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, mori pjesë sot në seminarin shkencor për diseminimin e rezultateve kryesore të projektit Menaxhimi i Qëndrueshëm i Ujërave Ndërkombëtare: Liqeni i Prespës, në kuadrin e programit NATO Science for Peace and Security.

Pasi u njoh me prezantimin e studimit nga të pranishmit, në lidhje me situatën në liqenin e Prespës, por edhe përsa i përket një mirëmenaxhimi të të gjithë hapësirave ujore ndërkombëtare, ai u sugjeroi studiuesve të pranishëm që investimet për studime të tilla të gjykohen më thellësisht, pasi gjendja lë për të dëshiruar.

Ndërkaq, ai kërkoi edhe bashkërendimin e mendimit shkencor mes rektoratit, akademikëve, specialistëve të mjedisit, si një nga momentet më të rëndësishme që mund të sjellin daljen nga kjo situatë.

Në këtë kontekst, - tha ministri Mediu, - për rastin konkret, liqenin e Prespës, duhet një një bashkëveprim mes tre shteteve, Shqipëri, Greqi, dhe Maqedoni, madje të shikohet shumë shpejt mundësia e organizimit të një forumi ndërshtetëror, për ruajtjen e këtij sistemi ujor shumë të rëndësishëm dhe të veçantë.

Gjithashtu Meidu, vuri theksin edhe në mënyrën e bërjes së studimeve, pasi sipas tij, ka ardhur koha që të hiqet dorë nga monitorime parciale, ose sa herë që lindin probleme, por duhet të ketë një sistem monitorimi të unifikuar, të dhënat e të cilit, të gjejnë mundësi implementimi.

Modele të tilla, mund të merren edhe nga vendet e përparuara të BE, duke bërë në këtë mënyrë që edhe legjislacioni ynë të përafrohet gjithnjë e më shumë me atë evropian.

Në fund, ministri Mediu, theksoi se një aspekt tjetër, mjaft i rëndësishëm për liqenin e Prespës, të cilit i duhet kushtuar një vëmendje maksimale, është edhe turizmi, i cili për momentin është pothuajse inekzistent.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›